Regjistrimi i ndryshimit të kulturës dhe të klasës kadastrale (në rastet kur me fletëparaqitjen kërkohet ndryshimi i kulturës kadastrale të tokës nga toka bujqësore në tokën bujqësore dhe nga toka ndërtimore në tokën bujqësore, nga toka ndërtimore e pa ndërtuar në tokë ndërtimore të ndërtuar dhe anasjelltas, në arë nën oranzheri, arë nën objektin ndihmës, arë nën objektit për përpunimin primarë të prodhimeve bujqësore, tokë nën ndërtesë / tokë nën objektin e ndërtuar në tokë bujqësore dhe tokë nën objektin e infrastrukturës dhe në pjesë të parcelës kadastrale, pjesa e cila ndahet në parcelën e posaçme kadastrale, gjatë kësaj realizohet ndarja fizike në pajtim me ligjin).
- Ndryshimi i kulturës dhe klasës kadastrale nga toka bujqësore në tokë bujqësore dhe nga toka ndërtimore në tokë bujqësore
Që të realizohet ndryshimi i kulturës dhe i klasës kadastrale, nga toka bujqësore në tokën bujqësore dhe nga toka ndërtimore në tokën bujqësore, nevojiten:
- fletëparaqitja nga ana e palës,
- dëshmia e dhënë nga organi kompetent, me të cilën do të vërtetohet se parcela kadastrale gjendet jashtë përfshirjes ndërtimore,
- elaborati i gjeodezisë, nëse një pjesë e parcelës kadastrale paraqet pyllin dhe nëse parcela kadastrale është më e madhe se 20000 m2.,
- dëshmi për pagesën e kompensimit në pajtim me Çmimoren.
- Ndryshimi i kulturës kadastrale të tokës nga toka ndërtimore e pa ndërtuar në tokë ndërtimore të ndërtuar dhe anasjelltas,
- fletëparaqitja në trajtë të shkruar,
- baza juridike (dokumentacioni ndërtimorë – teknik)
- elaborati i gjeodezisë
- dëshmi për pagesën e kompensimit në pajtim me Çmimoren.
Për shlyerjen e patundshmërive – objektit në kadastrën e patundshmërive, i cili nuk ekziston në vend të ngjarjes, dorëzohet:
- fletëparaqitja,
- elaborati i gjeodezisë,
- leje e plotfuqishme për mënjanim të objektit ose të ndonjë pjese të tij, vetëm nëse për objektin e tillë është dhënë leje nga organi kompetent,
- dëshmi për pagesën e kompensimit në pajtim me Çmimoren.
![]() |
Çmimorja |
![]() |
Fletëparaqitja |