Ndryshimi i të drejtave të patundshmërive dhe i bartësve të të drejtave mbi patundshmëritë
Bazë juridike në pajtim me nenin 174, paragrafi 1 i LKP
Ndryshimi i të dhënave personale dhe i të dhënave lidhur me adresën
Baza juridike: Vërtetim / Dëshmi për një person të njëjtë nga MPB/Komuna, Çertifikata nga libri i amzës së të kurorëzuarve/lindurve/të vdekurve ose vërtetim nga Ministria e drejtësisë dhe të ngjashme, Vërtetimi për adresën dhe për numrin e shtëpisë nga Qyteti i Shkupit.
Ndryshime te personat juridik: Kontrata për themelimin e personit juridik, Aktvendimin nga Regjistri Qendrorë, Gjendja rrjedhëse nga Regjistri Qendrorë dhe etj.
Regjistrimi – shënimi i të drejtave obligative (lizingu, kontrata për koncesion, kontrata për qiranë, e drejta e kontraktuar për blerjen parësore, kontrata për përkujdesje gjatë tërë jetës, kontrata për dhuratë në raste të vdekjes) dhe regjistrimin e fakteve, regjistrimi i të cilave është përcaktuar me Ligjin për kadastrën e patundshmërive dhe me ndonjë ligj tjetër
Baza juridike: Kontrata, Aktgjykimi, Aktvendimi nga organi kompetent
Shlyerja e të drejtave obligative (lizingu, kontrata për koncesion, kontrata për qiranë, e drejta e kontraktuar për blerjen parësore, kontrata për përkujdesje gjatë tërë jetës, kontrata për dhuratë në raste të vdekjes) dhe regjistrimin e fakteve, regjistrimi i të cilave është përcaktuar me Ligjin për kadastrën e patundshmërive dhe me ndonjë ligj tjetër.
Baza juridike: Kontrata, Aktgjykimi, Aktvendimi nga organi kompetent
Ndryshime të të drejtave obligative (lizingu, kontrata për koncesion, kontrata për qiranë, e drejta e kontraktuar për blerjen parësore, kontrata për përkujdesje gjatë tërë jetës, kontrata për dhuratë në raste të vdekjes) dhe regjistrimin e fakteve, regjistrimi i të cilave është përcaktuar me Ligjin për kadastrën e patundshmërive dhe me ndonjë ligj tjetër.
Baza juridike: Aneksi i kontratës, Aktgjykimi, Aktvendimi nga organi kompetent.
Regjistrimi në bazë të kontratës së solemnizuar për shitblerje ose aktit të noterit, me klauzolën për pagesën e tatimit akontativ të qarkullimit të patundshmërive
Baza juridike: Kontrata e solemnizuar për shitblerje ose akti i noterit, me klauzolë për pagesën e tatimit akontativ të qarkullimit të patundshmërive, raportin e përcaktimit të vlerës së tregut të patundshmërive dhe llogaritjen e tatimit akontativ të qarkullimit, të përpiluar nga ana e vlerësuesit të autorizuar, si dhe fletëparaqitja tatimore akontative e plotësuar.
Para shënimi si regjistrim i kushtëzuar i parcelës kadastrale
Baza juridike: Para kontrata/Kontrata e përpiluar në trajtë të shkruar dhe e verifikuar / solemnizuar te noteri pa rregullimin e dëshmisë për tatimin e qarkullimit, aktgjykimi i plotfuqishëm gjyqësorë pa rregullimin e tatimit të qarkullimit dhe dokumente të tjerë).
Shlyerja e para shënimit të realizuar si regjistrim i kushtëzuar i parcelës kadastrale
Baza juridike: Kontrata e përpiluar në trajtë të shkruar dhe e verifikuar / solemnizuar te noteri me dëshmi të rregulluar për tatimin e qarkullimit, aktgjykimi i plotfuqishëm gjyqësorë me tatimin e rregulluar të qarkullimit edhe pas skadimit të afatit prej 6 muajve pas paraqitjes së shënimit të realizuar, sipas paraqitjes së bartësit të së drejtës së pronësisë ose shlyhet përmes detyrës zyrtare.
Regjistrimi i së drejtës hipotekare – hipoteka
Baza juridike: Akti i noterit – Kontrata për hipotekë – hipoteka
Ndryshime/plotësime/shlyerja e së drejtës së hipotekës – hipoteka
Baza juridike: Aneksi i Kontratës për hipotekë – hipoteka, deklarata nga kreditori e verifikuar te noteri.
Regjistrimi i masave të mëparshme dhe të përkohshme (ndalesa dhe kufizime) të parcelës kadastrale
Baza juridike: Aktvendimi nga gjykata kompetente
Regjistrimi i së drejtës së qasjes zyrtare, të drejtës për barrën reale dhe i së drejtës së qiramarrjes reale juridike afatgjate të tokës ndërtimore, të parcelës kadastrale
Baza juridike: Kontrata, Aktgjykimi, Aktvendimi dhe të ngjashme.
Shënimi i urdhëresës për përmbarim të parcelës kadastrale
Baza juridike: Urdhëresa për përmbarim nga përmbaruesi
Shlyerja e masave të mëparshme dhe të përkohshme dhe i kufizimeve të parcelave kadastrale
Baza juridike: Aktvendimi, Aktgjykimi,
Shlyerja e së drejtës së qasjes zyrtare, të drejtës për barrën reale dhe i së drejtës së qiramarrjes reale juridike afatgjate të tokës ndërtimore të parcelës kadastrale
Baza juridike: Kontrata, Aktgjykimi, Aktvendimi dhe të ngjashme.
Shlyerja e urdhëresës për përmbarim të parcelës kadastrale
Baza juridike: Konkluzioni nga përmbaruesi, aktvendimi nga DAP
Azhurnimi i të dhënave në kadastrën e patundshmërive
Në rastet kur nuk janë realizuar ndryshime të vijës kufitare dhe të sipërfaqes së parcelës së shqyrtuar kadastrale, të regjistruar në procedurën e regjistrimit sistematik / të veçantë të drejtave të patundshmërive, dhe kur të njëjtit janë të regjistruar në pjesë ideale si rezultat i dallimeve në mënyrën e matjes, raportit të përpilimit të planeve kadastrale ose gabimet që janë si rezultat i mirëmbajtjes së kadastrës së tokave.
Baza juridike: Deklarata për pëlqim të dhëna nga bartësit e të drejtave të regjistruara në pjesë ideale, të verifikuara te noteri.
Kërkesë për ndryshimin e së drejtës së shfrytëzimit të tokës ndërtimore të pandërtuar në të drejtën e pronësisë me hyrjen e ligjit në fuqi
Kërkesat për ndryshimin e së drejtës së shfrytëzimit të tokës ndërtimore të pa ndërtuar të drejtën e pronësisë me hyrjen e ligjit në fuqi ,mund të paraqesin më së voni deri më 31 dhjetor 2022. Personat fizik kërkesës i bashkëngjesin:
- Dëshmi për identifikimin e aplikuesit të kërkesës (fotokopje e letërnjoftimitt ose pasaportës);
- baza juridike, pra akti mbi bazën e të cilit është fituar e drejta e përdorimit të parcelës kadastrale e cila është tokë e pandërtuar, të cilës i referohet kërkesa (ligji, gjykimi, kontrata, vendimi, vendimi i organit kompetent shtetëror, lista e posedimit, etj.);
- Dëshmi i organit përgjegjës për përcaktimin e statusit juridik të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, nëse nuk është paraqitur kërkesë për përcaktimin e statusit juridik të një objekti ndërtimi të parcelës kadastrale, e cila është tokë ndërtimore e pa ndërtuar që ka të bëjë me kërkesën dhe
- Dëshmi për pagesën e kompensimit për fletë pronësinë për parcelën kadastrale, vërtetim, rishikim të historikut të regjistrimeve të realizuara në kadastrën e patundshmërive dhe për regjistrim në kadastrën e patundshmërive.
![]() |
Çmimorja |
![]() |
Fletëparaqitja – regjistrimi i ndryshimit |
![]() |
Fletëparaqitja – azhurnimi sipas detyrës zyrtare |
![]() |
Fletëparaqitja – azhurnimi i të dhënave |