Regjistrimi i ndryshimeve gjatë mirëmbajtjes së kadastrës së patundshmërive kanë të bëjnë me:
- Ndarjen fizike të parcelës kadastrale / privatizimi / shitblerja / dhurata / shkëmbimi i një pjese të parcelës kadastrale
- Eksproprijimin e parcelave kadastrale
- Bashkimin e parcelave kadastrale
- Regjistrimin e ndryshimit të kulturës dhe i klasës kadastrale
- Shlyerja e ndërtesave dhe i objekteve tjera
- Regjistrimi i sipërfaqes së brendshme / sipërfaqes së hapur / vëllimit të ndërtesave të reja të ndërtuara, sendërtimeve, mbi ndërtimeve, legalizimit të ndërtesave dhe të objekteve të tjera
- Azhurnimi i të dhënave për vijën kufitare dhe i sipërfaqes së parcelës kadastrale
- Azhurnimi i sipërfaqes së brendshme / vëllimit të ndërtesave, pjesët e posaçme dhe të përbashkëta të ndërtesave dhe të objekteve tjera
Baza juridike: Kontrata, Aktgjykime, Aktvendime gjyqësore, aktvendime (leje) nga organet kompetente, dokumentacione ndërtimore – teknike, deklarata të verifikuara te noteri, elaborati i gjeodezisë i përpiluar nga shoqëria privat e gjeodezisë ose tregtari individual, dëshmi për kompensimet e paguara për shërbimin në pajtim me tarifën, çmimoren.
Para shënimi i ndërtimit të ardhshëm
Baza juridike: Leja fuqiplote për ndërtim dhe projekti themelor i vërtetuar nga organet kompetente, të dorëzuar nga komuna kompetente nëpërmjet postës elektronike,
Ndryshime të para shënimit gjatë ndërtimit
Baza juridike: Aktvendimi për ndryshime gjatë ndërtimit dhe të dokumentacionit ndërtimorë – teknik, të dorëzuar nga komuna kompetente përmes postës elektronike,
Azhurnimi i të dhënave në kadastrën e patundshmërive – përmes detyrës zyrtare
Azhurnimi i të dhënave në kadastrën e patundshmërive bëhet përmes detyrës zyrtare, regjistrimi për bartësit e të drejtave të pronave të parcelave,ngastrave kadastrale ku në kadastrën e patundshmërive janë regjistruar me të drejta të shprehura në pjesë ideale që vijnë nga teknikat dhe metodat e ndryshme të matjes dhe inçizimit, ku sipërfaqja e përgjithëshme e ngastrës nuk e tejkalon 5% nga sipërfaqja totale e parcelës.
Azhurnimi, përditësimi i të dhënave do të bëhet në atë mënyrë që Agjencia, në mënyrë zyrtare pa pagesë, i heq bartësve të së drejtës nga paragrafi (1) nga ky nen.
Azhurnimi i të dhënave në kadastrën e patundshmërive – sipas paraqitjes nga pala
Azhurnimi i të dhënave në kadastrën e patundshmërive bëhet përmes detyrës zyrtare, regjistrimi për bartësit e të drejtave të pronave të parcelave,ngartrave kadastrale ku kadastrën e patundshmërive janë regjistruar me të drejta të shprehura në pjesë ideale që vijnë nga teknikat dhe metodat e ndryshme të matjes dhe inçizimit, ku sipërfaqja e përgjithëshme e ngastrës nuk e tejkalon 5% nga sipërfaqja totale e parcelës,mund të bëhet edhe sipas paraqitjes së palës.
Që të realizoni regjistrimin e ndryshimit të kadastrës së patundshmërive, përkatësisht ndryshimin e vijës kufitare në planin e kadastrës, nevojitet që të drejtoheni në sportelin për pranime në Qendrën për kadastrën e patundshmërive Shkup ose në Seksionin rajonal për kadastrën e patundshmërive pranë AKP, dhe të dorëzoni:
- fletëparaqitjen në trajtë të shkruar,
- bazën juridike për regjistrim,
- deklaratë për dhënie pëlqim për pranimin e vijës kufitare dhe të sipërfaqes së re të përcaktuar të parcelës kadastrale e cila është e nënshkruar, nga ana e bartësve të të drejtave mbi parcelat kadastrale fqinje, sipas të cilave është bërë devijimi,shmangie e linjave kufitare ose ndonjë prej trashëgimtarëve ligjorë të bartësve të të drejtave i vdekur. Nëse devijimi i vijës kufitare është lëndë ndaj parcelës që i nënshtrohet azhurnimit dhe jo ngastrave kadastrale fqinje, gjë që zvogëlon sipërfaqen e saj, ndaj elaboratit gjeodezik nuk bashkëngjitet deklaratë për pëlqimin dhe për pranimin e vijës së kufirit të sapohapur dhe sipërfaqes së parcelave kadastrale. Diferenca e sipërfaqes së marrë si rezultat i devijimit,shmangies do t’i bashkëngjitet ngastrave kadastrale fqinje dhe regjistrohet me të drejtën e pronësisë së mbajtësve të së drejtës së parcelave kadastrale fqinje.
- elaborati i gjeodezisë për azhurnim, të përpiluar nga shoqëria private e gjeodezisë,
- dëshmi për kompensimin e paguar të shërbimit, në pajtim me Çmimoren.
Azhurnimi i të dhënave për sipërfaqen e brendshme të ndërtesave, pjesëve të posaçme dhe të përbashkëta të ndërtesave dhe të objekteve të tjera
Në rastet kur lëndë e azhurnimit janë edhe të dhënat për sipërfaqet e brendshme të ndërtesave, pjesëve të posaçme dhe të përbashkëta të ndërtesave dhe të objekteve të tjera, për të cilat nuk janë të tubuara të dhënat gjatë matjes së patundshmërive, kërkesës i bashkëngjitet elaborati i gjeodezik dhe dëshmia për pagesë për regjistrim. Gjatë azhurnimit si bazë ligjore shfrytëzohet akti juridik në të cilën është regjistruar e drejta e patundshmëive, ndërsa sipërfaqja e azhurnuar regjistrohet në mbajtësin aktual të së drejtës së regjistruar në flete pronësi.
Regjistrimi i patundshmërive për të cilat në kadastrën e tokës kanë ekzistuar evidenca fiktive në pjesë reale
- fletëparaqitja e palës,
- elaborati i gjeodezisë,
- deklarata për dhënie pëlqim për pranimin e gjendjes faktike të dhënë nga ana e bartësve të të drejtave mbi patundshmëritë të cilat kanë qenë të evidentuara si rezultat i evidencave fiktive në kadastrën e tokave, të verifikuar te noteri.
![]() |
Çmimorja |
![]() |
Fletëparaqitja – regjistrimi i ndryshimit |
![]() |
Fletëparaqitja – regjistrimi sipas detyrës zyrtare |
![]() |
Fletëparaqitja 23 – azhurnimi i të dhënave |