Mbrojtja e të dhënave personale
Prezantimi
Agjencia e kadastrës së patundshmërive (në tekstin e mëposhtëm AKP-ja) morri përsipër mbrojtjen nga hyrja dhe përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale të përdoruesve të saj dhe subjekteve për të cilat ruan / përpunon të dhëna, ndërmerr të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative, në përputhje me: legjislacionin dhe aktet nënligjore që referojnë për mbrojtjen e të dhënave personale, Rregulloren për masat teknike dhe organizative për sigurimin e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale të AKP-së, etj. dokumentet e miratuara në këtë fushë.
Përdorimi dhe përpunimi i të dhënave personale
AKP -ja ndërmerr masa të konfidencialitetit dhe mbrojtjes së përpunimit të të dhënave personale duke aplikuar masa teknike dhe organizative që sigurojnë:
- AKP ndërmerr masa të konfidencialitetit dhe mbrojtjes së përpunimit të të dhënave personale duke aplikuar masa teknike dhe organizative që sigurojnë:
- Konfidencialitet – mbrojtje e informacionit nga zbulimi dhe qasja e paautorizuar;
- integriteti – sigurimi i saktësisë dhe përshtatshmërisë së informacionit dhe metodave të përpunimit;
- disponueshmëria – sigurimi i përdoruesve të autorizuar me qasje në informacion dhe sisteme informacioni kur është e nevojshme
- Të dhënat personale mblidhen për qëllime specifike, të qarta dhe të vendosura ligjërisht dhe përpunohen në një mënyrë në përputhje me ato qëllime;
- AKP do të sigurojë të dhëna personale për përdorimin e kompetencave të përcaktuara me ligj;
- Përpunimi i numrit personal të identifikimit të subjektit, për realizimin e të drejtave ose detyrimeve të subjektit të të dhënave personale të përcaktuara me ligj dhe në raste të tjera të përcaktuara në Ligjin për kadastër të patundshmërive;
- Publikimi i numrit personal të identifikimit të qytetarit vetëm në përputhje me rregulloret ligjore;
- Subjektet për të cilat AKP-ja ruan të dhënat personale kanë të drejtë të inspektojnë dhe korrigjojnë të dhënat personale të përpunuara nga AKP-ja.
Mbrojtja nga keqpërdorimi
AKP-ja merr të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga aksesi i paautorizuar, si dhe keqpërdorimin e tyre, duke përdorur kontrolle të rregullta, mekanizmat dhe arritjet më të fundit teknologjike në këtë fushë.
Oficer për mbrojtjen e të dhenave personale Petar Sibinovski tel.075402908, e.mail p.sibinovski@katastar.gov.mk.