k.d. Udhëheqës: Lidija Popova, Jurist i diplomuar
Telefon: (02) 3204-856
e-mail: l.popova@katastar.gov.mk
Në Sektorit për analitikë dhe logjistikë, realizohen aktivitetet punuese që kanë të bëjnë me:
- përpilimi i raporteve vjetore statistikore për funksionimin e Agjencisë, në raport me përgatitjet dhe realizimin e planit vjetor për furnizimet publike;
- drejtimi i evidencës për mallrat, shërbimet dhe aktivitetet punuese të nevojshme në nivel të Agjencisë dhe përpilimi i raporteve vjetore statistikore për planifikimin e furnizimeve për vitin e ardhshëm;
- zhvillimi dhe avancimi i metodologjisë për planifikimin e furnizimeve publike;
- përpilimi i specifikacioneve për furnizimet publike për të gjitha fushat, sipas nevojës edhe me ndihmën profesionale nga sektorët tjerë;
- realizimi i procedurave për çregjistrim, tjetërsim dhe huajsim të pajisjeve dhe të mjeteve tjera;
- implementimi i evidencës dhe përcjellja analitike e aktiviteteve të realizuara ndërtimore si dhe përpilimi i raporteve për çdo seksion në veçanti, në varësi prej qasjeve ndërtimore të realizuara që realizohen; përpilimi dhe përcjellja e realizimit të kontratave për shfrytëzim të shërbimeve dhe të dhënave nga SIGJK;
- drejtimi i evidencës azhure të gjësendeve të palëvizshme të Agjencisë dhe të organeve tjera shtetërore;
- përcjellja e realizimit të kontratave për furnizime publike;
- drejtimi i evidencës për regjistrime, servisime, mirëmbajtje, rregullsi dhe i riparimeve të realizuara të automjeteve;
- koordinimi i punës së komisioneve për furnizime publike;
- pjesëmarrja në përpilimin e planit për furnizime publike dhe realizimi i procedurave për furnizime publike;