k.d. Udhëheqës: Darko Burovski, Inxhinier i diplomuar i gjeodezisë.
Telefon: (02) 3103 083
e-mail: geodetski.raboti@katastar.gov.mk
Në suaza të Sektorit për punët e gjeodezisë, realizohen aktivitetet punuese që kanë të bëjnë me:
- projektimet, implementimin, mirëmbajtjen dhe përtëritjen e rrjeteve referente të gjeodezisë;
- menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të stacioneve aktive GNSS (MAKPOS);
- përcaktimi i parametrave për transformim të koordinatave nga sistemi koordinativ shtetërorë maqedonas në sistemin koordinativ evropian ETRS89 dhe anasjelltas;
- lidhja e rrjeteve shtetërore referente të gjeodezisë me rrjetet referente gjeodetike nga shtetet fqinje;
- realizimi i aktiviteteve punuese gjeodezike për qëllime të posaçme me rëndësi për Republikën e Maqedonisë, të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë;
- realizimi i para matjes, shënimit, mirëmbajtjes dhe përtëritjes së shenjave kufitare dhe të vijës kufitare shtetërore të Republikës së Maqedonisë me shtetet fqinje;
- përcaktimi i ndryshimeve në modusin e regjistrimit të shfrytëzimit të truallit dhe të klasave kadastrale të truallit;
- përpilimi i hartave digjitale topografike;
- përpilimi i hartave qëllimore;
- përpilimi i ortofoto planeve dhe i hartave ortofoto;
- skanimi i filmave nga incizimet prej aeroplanëve;
- akuizimi i të dhënave digjitale fotogrametrike dhe përpunimi i tyre;
- përcaktimi i përmbushjes së kushteve për dhënien e autorizimit për përpilim të prodhimeve hartografike;
- dhënia e pëlqimit për lëshimin në përdorim të prodhimeve hartografike;
- mbledhja, ruajtja dhe distribuimi i të dhënave hapësinore;
- arkivimi dhe ruajtja e dokumentacionit teknik nga para matja dhe nga kadastra e truallit dhe nga para matja dhe kadastra e patundshmërive, e origjinaleve nga planet e gjeodezisë;
- elaboratet e punëve themelore të gjeodezisë dhe të hartave topografike;
- ofrimi i të dhënave nga para matja dhe nga kadastra e truallit si dhe nga para matja dhe kadastra e patundshmërive, duke përfshirë edhe kadastrën e objekteve infrastrukturore (të dhënat për pikat e rrjeteve referente gjeodetike, të dhënat e mbledhura me para matjen, të dhënat nga planet e kadastrës dhe planet e objekteve infrastrukturore), hartat topografike dhe të materialeve tjera hartografike, të dhënat nga Regjistri i njësiteve hapësinore, Regjistri grafik për rrugët dhe për numrat e shtëpive, Regjistri grafik për truallin ndërtimorë, të dhënat nga evalvimi masovik i patundshmërive dhe të dhënat tjera gjeodetike.