Memorandumi për bashkëpunim » Memorandumi për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare

Memorandumi për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare

  • Në fund të korrikut të vitit 2021, Agjencia për kadastrën e paluajtshmërive dhe Programi për zhvillim i kombeve të  bashkuara (UNDP) nënshkruan një memorandum të ri bashkëpunimi. Qëllimi i memorandumit është të ofrojë bashkëpunim ndërmjet dy palëve për krijimin e hartave digjitale përkatëse, të cilat në të ardhmen do të përdoren në analizat dhe planet në parashikimin dhe  ballafaqimin kundër përmbytjeve të mundshme dhe fatkeqësive të tjera natyrore në rajonin kufitar të pellgut të lumit Drim. . Rajoni gjithëpërfshirës ka një sipërfaqe prej 4124 km2. Për nevojat e skanimit të Lidarit, rajoni është i organizuar në 6 blloqe.
  • Më 16 korrik të vitit 2020, u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë për kadastrën e paluajtshmërive dhe Programit për zhvillim të kombeve të bashkuara (UNDP). Qëllimi i memorandumit është të sigurojë bashkëpunim ndërmjet dy palëve në fushat me interes të përbashkët, që kanë të bëjnë me krijimin e hartave digjitale përkatëse, të cilat në të ardhmen do të përdoren në analiza dhe planifikime në parashikimin dhe ballafaqim  kundër përmbytjeve të mundshme dhe fatkeqësive të tjera natyrore në rajonin e Pollogut.. Rajoni gjithëpërfshirës  ka një sipërfaqe  prej 3175 km2. Për nevojat e skanimit Lidar, rajoni është i organizuar në 4 blloqe.
  • Më 13 shkurt të 2020, në Prishtinë u nënshkruan dokumente të rëndësishme ndërmjet Agjencisë së kadastrës të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë kadastrale të Kosovës. Me Memorandumin për bashkëpunim në fushën e punëve themelore gjeodezike, hartografisë, kadastrës së patundshmërive, gjeoinformatikës dhe infrastrukturës së të dhënave hapësinore, të dyja institucionet përcaktuan interesin e përbashkët për bashkëpunim në fushën e punëve themelore gjeodezike, hartografisë, kadastrës së patundshmërive, gjeoinformatikës dhe infrastrukturës për të dhënat hapsinore.Me Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e shkëmbimit të të dhënave nga rrjetet e stacioneve të përhershme GNSS (Global Navigation Satellite System), të dyja shtetet krijuan bashkëpunimin në fushën e shkëmbimit të të dhënave nga rrjetet e stacioneve të përhershme GNSS, brenda rregulloreve përkatëse.
  • Në Shtator të vitit 2019, u nënshkrua një Memorandum rajonal i mirëkuptimit dhe i bashkëpunimit në fushën e kadastrës, matjeve topografike dhe hartografisë, rrjeteve gjeodezike dhe infrastrukturës për të dhënat hapësinore midis Agjencisë së kadastrës të patundshmërive dhe Agjencisë kombëtare për kadastër dhe hartografi në vendet e Regjionit.
  • Në qershor të vitit 2019, u nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi midis Agjencisë së kadastrës të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe (Lantmäteriet -Agjencisë Suedeze të hartave, kadastrit dhe regjistrimin e tokave) të Mbretërisë së Suedisë për zbatimin e projektit ,,Bashkëpunim për dixhitalizim demokratik’’. Qëllimi i projektit është të kontribuojë dhe të ndikojë në ndërtimin e kapaciteteve në AKP-së, me praktikat e zhvilluara të biznesit, duke mundësuar shkëmbimin e të dhënave dixhitale me cilësi të lartë dhe të azhurnuar, ndërsa përmes shërbimeve të reja dhe të përmirësuara në demokracinë e zgjeruar, si një kontribut për integrimin e qetë në BE dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
  • Në prill të vitit 2019, u nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi midis Drejtorisë për gjeodezi dhe çështje pronësore juridike të Republikës Sërbe dhe Agjencisë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar interesin e përbashkët për bashkëpunim në fushën e punëve themelore gjeodezike, gjeodezisë , kadastrës së patundshmërive, hartografisë, gjeoinformatikës dhe krijimi i infrastrukturës për të dhënat hapësinore.
  • Në muajin nëntor të vitit 2017, Agjencia për kadastrën e patundshmërive të Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia për gjeodezi, hartografi dhe kadastër e Republikës së Bullgarisë, nënshkruan memorandumin për bashkëpunim në fushën e punëve themelore të gjeodezisë, hartografisë, kadastrës së patundshmërive, gjeo – informatikës dhe infrastrukturës për të dhënat hapësinore. Me Memorandumin përcaktohet interesi i përbashkët i dy institucioneve që të ndihmohen mes vete dhe të nxisin realizimin e projekteve të përbashkëta nga fushat përkatëse.
  • Në muajin mars të vitit 2017, Agjencia për kadastrën e patundshmërive dhe Komanda e përgjithshme për përpilimin e hartave të Republikës së Turqisë, nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim që parashikon zhvillimin dhe implementimin e programeve për trajnime të specializuara nga fusha e hartografisë, si dhe për shkëmbimin e të dhëna të pa klasifikuara gjeo-hapësinore.
  • Në muajin prill të vitit 2016, Agjencia për kadastrën e patundshmërive nënshkroi Memorandumin për mirëkuptim me Zyrën Qendrore për regjistrim të pronës së patundshme të Republikës së Shqipërisë, që parashikon bashkëpunimin institucional dhe partneritetin në fushën e administrimit të tokave.
  • Në muajin nëntor të vitit 2013, Agjencia për kadastrën e patundshmërive nënshkroi Memorandumin për bashkëpunim me Entin republikan të gjeodezisë të Republikës së Serbisë dhe Memorandumin për bashkëpunim me Drejtorinë për patundshmëri të Malit të Zi. Memorandumet parashikojnë shkëmbimin e njohurive dhe profesionalitetit në fushën e implementimit të kadastrës së patundshmërive, menaxhimin dhe shfrytëzimin e sistemeve kombëtare GNSS, kadastrën nëntokësore dhe implementimin e infrastrukturës së të dhënave hapësinore.
  • Në muajin nëntor të vitit 2013, në Sarajevë, Federata e Bosnje dhe Hercegovinës u nënshkrua Memorandumi Rajonal për bashkëpunim në mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë, edhe atë në mes: Drejtorisë Qendrore për regjistrimin e pronës së patundshme dhe Drejtorisë shtetërore për informacione gjeo – hapësinore të Republikës së Shqipërisë, Drejtorisë federale për punë të gjeodezisë dhe për punë pronësore – juridike të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Drejtorisë republikane për punë të gjeodezisë dhe për punë pronësore – juridike të Republikës Sërpska, Agjencisë për kadastër të Republikës së Kosovës, Agjencisë për kadastrën e patundshmërive të Republikës së Maqedonisë, Drejtorisë për patundshmëri të Republikës së Malit të Zi dhe Entit Republikan të Gjeodezisë të Republikës së Serbisë. Qëllimi i nënshkrimit ishte thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimi i informacioneve nga fusha e infrastrukturës së të dhënave hapësinore dhe direktiva INSPIRE; përgatitja dhe realizimi i projekteve rajonale lidhur me infrastrukturën e të dhënave hapësinore që janë me interes të përbashkët për rajonin; shkëmbimi i informacioneve shkencore dhe teknike, dispozitat, specifikacionet, standardet dhe prodhimet nga fusha e infrastrukturës së të dhënave hapësinore; organizimi i përbashkët i simpoziumeve, punëtorive dhe promovimi ndërkombëtarë i projekteve të përbashkëta për bashkëpunim.
  • Në muajin tetor të vitit 2012, u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim me Drejtorinë e gjeodezisë pranë Ministrisë për infrastrukturë dhe për planifikim hapësinorë të Republikës së Sllovenisë.
  • Në muajin qershor të vitit 2012 në Stamboll, Republika e Turqisë u nënshkrua Memorandumi me Drejtorinë e Përgjithshme për regjistrime të tokave dhe për kadastër të Republikës së Turqisë. Memorandumi ishte bazë për marrjen e librave të vjetra të tapive që përfshijnë territorin e Republikës së sotme të Maqedonisë. Procesi i tërësishëm i marrjes së librave të tapive u koordinua me Ministrinë për punë të jashtme, Agjencinë për kadastrën e patundshmërive, Arkivin shtetërorë të Republikës së Maqedonisë, Institutin për histori kombëtare dhe Akademinë Maqedonase për shkenca dhe arte. Materialet e marra përfshijnë rreth 500.000 fletë të shkruara në gjuhën e vjetër turke.
  • Në muajin korrik të vitit 2011, Agjencia për kadastrën e patundshmërive e nënshkroi Memorandumin për bashkëpunim me Drejtorinë shtetërore të gjeodezisë të Republikës së Kroacisë. Me këtë memorandum për herë të parë po shprehet interesimi i qartë për përgatitje dhe për realizim të projekteve rajonale dhe për prezantim të përbashkët para organizatave profesionale ndërkombëtare.
  • Në muajin mars të vitit 2011, Agjencia për kadastrën e patundshmërive e nënshkroi Memorandumin për mirëkuptim me Entin Kombëtarë për përpilim të hartave, kadastër dhe për regjistrimin e tokave të Mbretërisë së Suedisë. Memorandumi parashikon bashkëpunimin institucional dhe partneritetin në fushën e administrimit të tokave.
  • Në muajin shtator të vitit 2010, u nënshkrua memorandumi i parë për bashkëpunim në mes Agjencisë për kadastrën e patundshmërive dhe Agjencisë për kadastër, regjistrin e tokave dhe për hartografi të Ministrisë për çështje banesore, planifikime hapësinore dhe për mjedisin jetësorë të Mbretërisë së Holandës. Në muajin shkurt të vitit 2016, u nënshkrua Memorandumi i dytë për bashkëpunim në mes dy institucioneve, i cili mes tjerave parashikon edhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale në drejtim të realizimit të aspekteve të rëndësishme teknike lidhur me segmentet e 3D kadastrës, administrimit e – tokësorë, gjatë përpilimit të hartave topografike dhe implementimit të IKDHH.