Memorandumi për bashkëpunim » Memorandume për bashkëpunim me institucionet vendore

Memorandume për bashkëpunim me institucionet vendore

  • Në fillim të gushtit të vitit 2020, Agjencia pë kadastër të patundshmërive dhe Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Bashkëpunimi do të realizohet në fushën e gjeodezisë –sistemit informativ kadastror (SIGJK), infrastruktura kombëtare për të dhënat hapësinore si dhe kadastrin e trashëgimisë kulturore. Do të shkëmbehen të dhëna dhe informacione nga gjeodezia, hartografia dhe kadastra, SIGJ, Lidar, dhe IKDHH, si dhe të mirat e vërteta kulturore, të mbrojtura me Ligjin për mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Do të zbatohen edhe trajnime për qasje dhe përdorim të shërbimeve të cilat i ofron AKP-ja. Këta dy institucione u dakorduan edhe për qasje të përbashkët përpara organizatave vendase dhe ndërkombëtare, konferenca, forume dhe simpoziume që prekin sferat e punës të Agjencisë për kadastër të patundshmërive dhe të Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Të gjitha të dhënat të cilat i sigurojnë të dyja palët do të jenë të mbrojtura nga keqpërdorimi dhe shfrytëzimi i paautorizuar, dhe do të përdoren ekskluzivisht për nevojat e aktiviteteve, veprimtarive të cilat i përfshijnë dyja institucionet.

  • Me 6 Dhjetor të vitit 2019, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan një memorandum për bashkëpunim.
  • Më 11 nëntor të vitit 2019, u nënshkrua një memorandum për bashkëpunim midis Agjencisë së kadastrës të patundshmerive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dhomës së Noterëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Në dhjetor të vitit 2017 Agjencia për kadastën e paluajtshmërive nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Ministrinë e mbojtjes të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim në fushën e veprimeve gjeografike ushtarake, gjeodezisë, hartografisë, sistemit gjeografik informativ dhe infrastrukturës kombëtare të të dhënave hapësinore. Në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërkombëtar, memorandumi do të sjellë përkrahje në organizimin dhe zbatimin e kompetencave funksionale të nënshkruesve. Kjo veçanërisht i referohet shkëmbimit të të dhënave dhe produkteve, si: të dhënat dhe produktet hartografike, të dhënat topografike dhe produkte; të dhëna gjeodezike kadastrore; informata dhe të dhëna gjeohapsinore, raporte, katalogë, publikime teknike dhe të ngjajshme. Pastaj, përgjatë shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në trajnimet profesionale, zhvillim dhe zbatim të projekteve të përbashkëta hartografike etj.
  • Në muajin prill të vitit 2017, Agjencia për kadastrën e patundshmërive dhe Enti shtetërorë për statistikë, nënshkruan memorandumin për bashkëpunim për aktivitetet që janë me interes të përbashkët për dy institucionet.
  • Gjatë vitit 2016, Akademia ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” – Shkup – anëtare përcjellëse e Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim me Agjencinë për kadastrën e patundshmërive.
  • Në vitin 2015, Agjencia për kadastrën e patundshmërive nënshkroi memorandumin për bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, në funksion të përcaktimit të gjendjes azhure gjatë përcaktimit dhe pagesës së tatimit të pronës për Qytetin e Shkupit dhe për komunat në suaza të Qytetit të Shkupit.
  • Në vitin 2015, u nënshkrua memorandumi për bashkëpunim me Odën e vlerësuesve të RM-së, me qëllim të implementimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në procesin e krijimit të bazës së të dhënave për përcaktuesit e vlerave të patundshmërive.
  • Në muajin prill të vitit 2015, Agjencia për kadastrën e patundshmërive nënshkroi memorandumin për bashkëpunim me Fakultetin e shkencave matematiko – natyrore, Institutin për gjeografi pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” nga Shkupi.
  • Në muajin prill të vitit 2014, u nënshkrua memorandumi për bashkëpunim me SHMNQ të QSH “Zdravko Cvetkovski” – Shkup.
  • Në muajin tetor të vitit 2013, Agjencia për kadastrën e patundshmërive dhe Fakulteti i ndërtimtarisë pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” nga Shkupi e nënshkruan memorandumin e dytë për bashkëpunim.
  • Në vitin 2010, Agjencia për kadastrën e patundshmërive dhe Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko – natyrore, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, nënshkruan marrëveshje me të cilën rregullohen raportet e ndërsjella gjatë realizimit të Projektit për implementim dhe përcaktimin e rrjetit absolut dhe relativ gravimetrik në Republikën e Maqedonisë.

Memorandumet e nënshkruara me institucionet arsimore paraqesin bazë për realizimin e mësimit praktik të studentëve në institucionet përkatëse të arsimit sipërorë dhe në shkollën e mesme teknike të gjeodezisë, me qëllim të njoftimit me proceset punuese të Agjencisë nga fusha e hartografisë, bazat e punëve të gjeodezisë, kadastrën e patundshmërive, sistemet SIGJ etj.