European Reference Framework (EUREF) – Korniza referente Evropiane, është nën komision i IAG (Internacional Association of Gedesy), ajo është formuar në vitin 1987 në kuvendin e përgjithshëm të IUGG (Internacional Union of Geodesy and Geophisics), të mbajtur në Vankuver. Kjo kornizë është përgjegjëse për përkufizimin, realizimin dhe mirëmbajtjen e kornizave referente gjeodetike (infrastruktura referente e gjeodezisë për projektet multi nacionale në të cilat kërkohet gjeo – pozicionimi preciz).
Kompetencat themelore të EUREF janë:
- Themelimi dhe mirëmbajtja e Sistemit referent terestrik Evropian ETRS89 (European Terrestrial Reference System) dhe Sistemit referent vertikal Evropian EVRS (European Vertical Reference System);
- Promovimi dhe përkrahja gjatë lëshimit në përdorim të sistemeve ETRS89 dhe EVRS në shtete partnere;
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të stacioneve permanente GNSS, EPN (EUREF – GNSS Permanent Network).
European Permanent GNSS stations network (EPN) – Rrjeti Evropian i stacioneve permanente GNSS, është asociatë e më shumë se 100 agjencive, universiteteve dhe i institucioneve hulumtuese, nga më shumë se 30 shtete evropiane. Të dhënat nga rrjeti EN, të fituara prej më shumë se 200 stacione permanente GNSS, sigurojnë vetëm përkrahjen e sistemit koordinativ ETRS89, por të njëjtit shfrytëzohen edhe për një spektër të gjerë të aplikacioneve shkencore, siç janë përcjellja e deformimeve në koren e tokës, nivelit të detrave botërore dhe për qëllime të ngjashme.
Stacioni permanent GNSS në Ohër është pjesë e rrjetit EPN nga viti 1998, kur ajo funksiononte si një stacion i veçantë GNSS, dhe nga viti 2008, ky stacion bëhet pjesë e sistemit “MAKPOS”.