Promovim, debat publik për risitë ligjore në fushën e gjeodezisë, rilevimit dhe kadastrës së patundshmërive dhe mbajtjen e regjistrave

Promovim, debat publik për risitë ligjore në fushën e gjeodezisë, rilevimit dhe kadastrës së patundshmërive dhe mbajtjen e regjistrave

Agjencia për kadastër të patundshmërive, më 9 qershor të vitit 2022 ,në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë, mbajten debat në lidhje për risitë ligjore në fushën e gjeodezisë, rilevimin dhe kadastrës të paluajtshmërive dhe udhëheqjen e regjistrave. Ishin shqyrtuar Ligji për veprimtari gjeodezike dhe propozim Ligji për rilevim, kadastër të patundshmërive dhe regjistret, cilët janë ato vendime gjyqësore të cilat deri më tani i plotësonte Ligji për kadastër të patundshmërive. Këto vendime te reja ligjore duhet të sjellin procedura më të lehta për qytetarët, shërbime të përmisuara për komunitetin e biznesit dhe përdoruesit profesional.

Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë Agim Nuhiu, nevoja për ndryshim në këtë fushë është e nevojshme për të ju përgjigjur ndryshimeve gjeodezike në këtë fushë. Ai theksoi: ,,Sot filloi debati publik i ekspertëve në lidhje me ligjin e ri sepse ka nevojë për siguri juridike, gjegjësisht të kemi rend juridik që do të jetë i qartë dhe jo kontradiktor për çështjet pronësore juridike. Do të vijojnë edhe debate të tjera publike, ndërsa pastaj do të iniciojmë procedurë në Qeveri, pas së cilës ligjet do të kalojnë në procedure parlamentare’’.

Drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive Boris Tunxhev, theksoi se bëhet fjalë për zgjedhje e cila dallon në shumë segmente nga ligji ekzistues: ,,Qytetarëve do t’ju mundësohet të parashtrojnë procedurë ankesë në komisionin e shkallës së dytë, që deri më tani nuk kishin rast dhe ata ishin të ekspozuar ndaj shpenzimeve të panevojshme gjyqësore, me procedurat në Gjykatën Administrative që zgjatnin shumë gjatë. Ne në Agjencinë për kadastër të patundshmërive siguruam servise të reja dhe zbatojmë zgjedhje krejtësisht të reja për kryerjen e veprimtarisë gjeodezike që do të sjellë lajme në funksionimin e këtij profesioni në vend.

Do te kemi edhe disa debate të tjera me shoqatat profesioniste dhe përdoruesit për të bërë vendime të reja cilësore, ligjore. Të gjitha mendimet, pikëpamjet dhe sugjerimet duhet të kontribuojnë në përmirësimin e zgjidhjeve të propozuara ligjore dhe të jenë në interes të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit. Procedura e regjistrimit janë në lidhshmëri me disa subjekte si komunat, ministritë, noterët, përmbaruesit, ku e gjithë kjo lidhet me bartësit e së drejtës pronësore dhe kadastrën si libër publik“.

Me miratimin e Ligjit për veprimtarinë gjeodezike do të bëhet harmonizim i plotë me direktivat e komisionit Evropian, edhe pse Agjencia për kadastër të patundshmërive, ka zbatuar shumë nga direktivat që kanë të bëjnë me të dhënat hapësinore. Do të ketë harmonizim në funksionimin e veprimtarisë private gjeodezike, si dhe do të modernizohen proceset digjitale në AKP. Kështu që, përfitimet kryesore të rregulloreve të reja do të jenë procedura më të lehta për qytetarët, shërbime më efikase për komunitetin e biznesit, risi dhe cilësi më e lartë në funksionimin dhe shërbimet digjitale të Agjencisë për kadastër të patundshmërive.