Konferencë 95 vjet rilevim gjeodezik dhe 75 vjet administrim gjeodezik, nga 12 deri më 14 tetor viti 2022, Shkup

Konferencë 95 vjet rilevim gjeodezik dhe 75 vjet administrim gjeodezik, nga 12 deri më 14 tetor viti 2022, Shkup

Me rastin e jubileut të 75 vjetorit të administrimit gjeodezik dhe 95 vjetorit të rilevimit gjeodezik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Agjencia për kadastër të patundshmërive organizon konferencë që do të mbahet në Shkup, nga 12 tetor deri më 14 tetor të vitit 2022.

Qëllimi i kësaj konference është shënimi i dy përvjetorëve të rëndësishëm, 75 vjet administrim gjeodezik dhe 95 vjet i rilevimit gjeodezik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe shkëmbimi i përvojave në fushën e kadastrës së patundshmërive dhe infrastrukturës së të dhënave hapësinore ndërmjet vendeve në rajonit dhe më gjerë. Kjo do të kontribuojë në ngritjen e një kadastre moderne dhe funksionale që do të garantojë pronësinë dhe zhvillimin e tregut të paluajtshmërive, përmirësimin e planifikimit urban, zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e mjedisit, lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin e biznesit edhe për përdoruesit profesionistë.

Agjencia për kadastrën patundshmërive planifikon të shtypë një përmbledhje punimesh që do ta pasurojnë edhe më tej këtë konferencë. Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është deri më 15 korrik të vitit 2022, dhe pas pranimit të temës së abstraktit, afati i fundit për dorëzimin e punimit është 8 gusht të vitit 2022. Më shumë informata rreth afateve mund të gjeni në linkun e mëposhtëm.

Për më shumë informata rreth ngjarjes, axhendës dhe detajeve të akomodimit, ju ftojmë të mësoni në faqen e mëposhtme të përgatitur ekskluzivisht për këtë ngjarje: http://konferencija2022.katastar.gov.mk/

Përveç informatave që mund të gjenden në faqen e mësipërme, për më shumë detaje rreth konferencës mund të kontaktoni në adresën zyrtare të e-mail për konferencën: konferencija2022@katastar.gov.mk, ose në numrin e telefonit kontaktues: + +389 2 3204 816

Afati i fundit për regjistrim të hershëm është deri më 15 gusht të vitit 2022.

Agjencia për kadastër të patundshmërive