Aplikacion për regjistrin Grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive, si pjesë e regjistrit të Adresave

Aplikacion për regjistrin Grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive, si pjesë e regjistrit të Adresave

Uebfaqja e Agjencisë për kadastër të paluajtshmërive është pasuruar me përmbajtje të re. Aplikacioni për regjistrin Grafik për numrat e rrugëve dhe shtëpive, si pjesë e regjistrit të Adresave, përmban një sërë të dhënash që kanë rëndësi të madhe për të gjithë popullatën.

Në këtë aplikacion mund të: inspektoni të dhënat e grumbulluara në terren për rrugët dhe numrat e shtëpive, duke kërkuar sipas komunës, vendbanimit, rrugës, numrit të shtëpisë ose shtojcë të numrit të shtëpisë; pasqyrimin e të dhënave të futura në bazën elektronike të të dhënave, duke kërkuar sipas njësive për kadastër të patundshmërive, komunës kadastrale dhe numrit të parcelës kadastrale.

Të gjithë qytetarët mund të komentojnë për saktësinë e të dhënave të grumbulluara në terren, që do të thotë se çdo qytetar mund të kontrollojë të dhënat e ofruara në lidhje me: emrin e njësisë së vetëqeverisjes vendore; emri i vendbanimit; emri i rrugës; numri i shtëpisë; numri i hyrjes; qëllimi i objektit dhe shumë të tjera, për t’i krahasuar me të dhënat nga fletë pronësia dhe të reagojnë nëse ata janë ndryshe.

Komentet do të përdoren në procesin e verifikimit të saktësisë (validimit) të të dhënave të adresave nga komunat. Kjo, nga ana tjetër, do të mundësojë krijimin e një regjistri Adresash me të dhëna të dyfishta të konfirmuara nga regjistri Grafik i rrugëve dhe numrave të shtëpive. Gjithashtu, për të krijuar një regjistër Adresash të përditësuar, të sigurtë dhe të besueshëm, është e nevojshme që komunat të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e verifikimit të të dhënave në terren. Ata duhet të eliminojnë të gjitha mangësitë në emërtimin e rrugëve, numërimin e objekteve dhe rinumërimin e mundshëm të tyre.

Agjencia për kadastër të paluajtshmërive, me Ligjin për kadastër të paluajtshmërive, i zgjeroi kompetencat e saj me themelimin dhe menaxhimin e regjistrit Grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive, si pjesë e regjistrit të Adresave të Republikës së Maqedonisë. Regjistri Grafik për rrugët dhe numrat e shtëpive është krijuar në bazë të të dhënave të mbledhura në terren për rrugët dhe numrat e shtëpive (bazuar në gjendjen faktike). Është një operacion masiv që përfshin punën në terren për të dhënat e marra dhe përpunimin kompjuterik.