Aktivitetet në kuadër të projektit “Bashkëpunim për demokraci digjitale“

Aktivitetet në kuadër të projektit “Bashkëpunim për demokraci digjitale“

Në periudhën nga 4 maj deri më 12 maj 2022 u realizua një mision me përfaqësues nga Lantmateriet,në të cilën iu bashkuan përfaqësues nga Sida dhe Ambasada suedeze dhe të cilit iu bë një vlerësim vjetor i zbatimit të projektit “Bashkëpunim për demokraci digjitale”. Në kuadër të misionit janë zhvilluar mbledhje dhe takime pune të shumta me përfaqësues të Agjencisë për kadastër të paluajtshmërive, komunat e përfshira në procesin e verifikimit të të dhënave në terren që do të jenë bazë e regjistrit të Adresave të ardhshme, subjektet e IKDHH-së dhe palëve të tjera të interesuara.

Më 12 Maj të vitit 2022 u mbajt mbledhje vjetore për  shqyrtimin e rezultateve të projektit “Bashkëpunim për demokraci digjitale”. Takimin e hapi drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Boris Tunxhev, ndërsa morën pjesë Mikael Aterhog, përgjegjës për bashkëpunim zhvillimor në Ambasadën suedeze në Maqedoni, përfaqësues të projektit SIDA dhe përfaqësues të Lantmateriet. Në takim, përveç rezultateve të deritanishme dhe mësimeve të nxjerra nga zbatimi i projektit, u diskutua për gjendjen aktuale, sfidat, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe planet e ardhshme, raporti vjetor për vitin 2021, plani vjetor i projektit për vitin 2022 dhe raporti për cilësinë. dhe rreziqet e mundshme të shkaktuara nga ndikime të ndryshme.

Takime të shumta të përbashkëta me të pesë komponentët dhe pjesa e komunikimit ishte organizuar në kuadër të misionit të fundit të kolegëve suedezë me të cilët Agjencia për kadastrën e paluajtshërive bashkëpunon për projektin “Bashkëpunim për demokraci digjitale”. Misionet u realizuan në përputhje me planin vjetor të projektit për vitin 2022. Projekti financohet nga Suedia dhe qëllimi i tij është të kontribuojë dhe të ndikojë në forcimin e kapaciteteve në Agjencinë për kadastër të paluajtshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i misionit të kolegëve nga Lantmateriet ishte takimi vjetor në të cilin u pa ecuria e aktiviteteve të projektit “Bashkëpunim për demokraci digjitale”. Gjatë kësaj vizite është bërë monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të projektit. Përfaqësues të Agjencisë për kadastër të paluajtshmërive, Agjencisë suedeze për zhvillim ndërkombëtar dhe Lantmateriet bënë një vizitë në terren në komunën e Çashkës dhe vendbanimin Banjica, ku kanë filluar aktivitetet për themelimin e regjistrit Grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive. Disa nga aktivitetet për mbledhjen në terren të të dhënave të nevojshme për rrugët dhe numrat e shtëpive mbështeten nga Suedia. Në kuadër të këtyre aktiviteteve ishte edhe vizita e ambasadorit të Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Është bërë një rishikim dhe inspektim i veçantë në procesin e vendosjes së mbledhjes së të dhënave në terren dhe përfshirjes së komunave në proces. U realizuan trajnime dhe analiza të plota të arritjeve dhe asaj që duhet bërë në kuadër të komponentëve: “Gjeodezi”, “Ngritja e një sistemi të vetëm, të saktë dhe të qëndrueshëm të regjistrit të Adresave”, “TIK” dhe “Skan Center”. Misioni i rregullt i vlerësimit të IKDHH-së u drejtua nga përfaqësues të Lantmateriet dhe në takime u përfshinë përfaqësues të subjekteve të IKDHH-së. Menaxheri i sigurimit të cilësisë nga Suedia mbajti takime të veçanta me koordinatorët e të pesë komponentëve dhe për komunikimin.

Të gjithë komponentët së bashku morën pjesë në punëtorinë e zhvilluar nga ekspertë suedezë, e cila u drejtua nga menaxheri përgjegjës për sigurimin e cilësisë nga Lantmateriet referuar statusit të gjithë projektit dhe si të përmirësohen aktivitetet e mëtejshme.