Vizitë në komunën e Çashkës, ku kanë filluar aktivitetet për themelimin e regjistrit Grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive

Vizitë në komunën e Çashkës, ku kanë filluar aktivitetet për themelimin e regjistrit Grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive

Projekti ,,Bashkëpunimit për demokracinë digjitale“ ka pesë komponentë të ndryshëm dhe mbështetet financiarisht nga Suedia. Një nga komponentët është “Krijimi i një regjistri adresash unik, i përditësuar dhe i qëndrueshëm”. Deri më tani, procesi i grumbullimit të të dhënave në terren ka përfshirë 51 komuna, shumë prej tyre kanë ndjekur trajnime për validimin e të dhënave dhe tashmë janë në fazën e vlefshmërisë. Një pjesë e aktiviteteve për mbledhjen në terren të të dhënave të nevojshme për rrugët dhe numrat e shtëpive janë mbështetur nga Suedia.

Më 4 maj 2022, përfaqësuesit e Agjencisë për kadastër të paluajtshërive, Agjencisë suedeze për zhvillim ndërkombëtar si dhe Lantmateriet – organizata simotër partnere nga Suedia me të cilën AKP bashkëpunon në këtë projekt, bënë një vizitë në terren në komunën e Çashkës në vendbanimin Banjica, në të cilën kanë filluar aktivitetet për krijimin e regjistrit Grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive, i cili është bazë për krijimin e regjistrit të Adresave.

Në takimin e punës me kryetarin e Komunës së Çashkës – Goran Stojanovski, u diskutua për aktivitetet e ndërmarra dhe u konkludua për gjendjen me procesin aktual të mbledhjes së të dhënave në terren për rrugët dhe numrat e shtëpive në komunë. Sipas kryetarit, qëllimi përfundimtar i komunës është që në çdo vendbanim në territorin e komunës së Çashkës të ketë numra të vlefshëm të shtëpive dhe emra rrugësh, të marra nga grumbullimi i të dhënave në terren. Sipas tij, ky është një projekt me rëndësi të madhe për komunën.

Përfaqësues të Agjencisë për kadastrën e paluajtshmërive, Agjencisë suedeze për zhvillim ndërkombëtar si dhe Lantmateriet shprehën kënaqësinë e tyre me angazhimin e komunës në lidhje me mbledhjen e të dhënave për rrugët dhe numrat e shtëpive dhe motivimin dhe dëshirën për të pasur sukses në të gjithë procesin e krijimit të regjistrit Grafik. Regjistri i rrugëve dhe numrat e shtëpive, është bazë për krijimin e një regjistri Adresash.