Takim pune me Ambasadoren e mbretërisë së Suedisë me Drejtorin e Agjencisë për kadastër të paluajtshmërive

Takim pune me Ambasadoren e mbretërisë së Suedisë me Drejtorin e Agjencisë për kadastër të paluajtshmërive

Ambasadori i mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekselencën e saj Kristin Forsgren Bengtson, më 4 maj 2022 ishte në një vizitë zyrtare, pune në Agjencinë për kadastër të paluajtshmërive. Në takimin e punës, ambasadorja Forsgren Bangtson dhe drejtori i AKP-së Boris Tunxhev diskutuan për bashkëpunimin aktual dhe mbështetjen e mundshme në të ardhmen në realizimin e projekteve të AKP-së. Kjo mbështetje ofrohet përmes Agjencisë Suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar për zhvillim – Sida (Swedish International Development Cooperation Agency – Sida).

Ekselencën e saj, Forsgren Bengtson e vuri në dukje se Suedia është një vend anëtar i BE-së, donatori më i madh i Unionit, duke investuar në një sërë lëmi dhe duke punuar në zhvillimin global, duke përfshirë integrimin efektiv gjinor, pjesëmarrjen më të madhe të sektorit privat dhe publik dhe promovimin e teknologjive të gjelbra, duke ndihmuar financiarisht dhe me njohuri. Suedia bashkëpunon me shoqërinë civile, por edhe me sektorin publik, duke u fokusuar në bashkëpunimin ndër institucional, si Agjencia maqedonase për kadastër të paluajtshmërive dhe Lantmateriet suedeze. Pikërisht ky shembull i bashkëpunimit të suksesshëm është motiv që Suedia përmes projektit SIDA-s të vazhdojë të mbështesë Agjencinë për kadastër të paluajtshmërive, para së gjithash në interes të qytetarëve dhe mundësinë për qasje më të lehtë në të dhënat e ofruara nga Agjencia për kadastër.

Drejtori i AKP-së e falemnderoj ambasadoren ,duke theksuar se Mbretëria Suedeze dhe Agjencia ndërkombëtare Suedeze për zhvillim ofrojnë mbështetje afatgjatë të vazhdueshme në institucionin tonë. Drejtori Tunxhev theksoi se kjo mbështetje filloi në vitin 2005 me projektin ,,Përforcimi i kapaciteteve institucionale” në drejtorinë e atëhershme Enti shtetëror për punë gjeodezike, me të cilat ishin të përkrahura aktivitet e saj reformuese. Mbështetja vazhdoi me projektin “Përforcimi i kapaciteteve për zbatimin e planit strategjik të AKP-së për vitin 2009 – 2012”, në vitin 2014 përmes projektit IMPULS ishte vazhduar bashkëpunimi me projektet Sida dhe Lantmateriet.

Mbështetja e fundit dhe ende aktuale e Agjencisë për kadastrën e paluajtshmërive nga Suedia, bëhet fjalë për projektin Bashkëpunimi për demokraci digjitale i cili filloi në vitin 2018. Ky projekt i referohet pesë komponentëve: Regjistri i Adresave, IKDHH, Gjeodezi, Qendra e Skanimit dhe mbështetjen e sektorit për TIK (Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit) dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të AKP-së, zhvillimin e proceseve të brendshme të biznesit, shkëmbimin e të dhënave digjitale me cilësi të lartë dhe të përditësuar përmes krijimit të shërbimeve dhe servise të reja, të cilat do të kontribuojnë në proceset integruese evropiane, si dhe në përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë banorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.S Kristin Forsgren Bengtson dhe drejtori i Agjencisë për kadastër të paluajtshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Boris Tunxhev u dakorduan se bashkëpunimi mes AKP-së dhe Sida projektit është simbol i një bashkëpunimi të suksesshëm, e cila sjell shumë përfitime për popullin maqedonas mbështet shoqërinë në zhvillimin e saj, bashkëkohorë në zgjedhjen digjitale në punë, në krijimin e të dhënave me kualitet të lartë cilësor dhe përditësimin digjital në shërbimet që Agjencia për kadastër të paluajtshmërive i ofron për qytetarët e saj.