LIDAR faqe informacioni

LIDAR faqe informacioni

Duke i ndjekur trendet botërore në fushën e përvetësimit të të dhënave hapësinore, Agjencia e kadastrës së patundshmërive filloi zbatimin e projektit LIDAR skanimit në territorin e vendit tonë në kuadër të projektit me titull “Matje LIDAR në territorin e Republikës së Maqedonisë për përgatitjen e modeleve të sakta dhe modele tjera sasiore dhe cilësore të lartësisë dixhitale të sipërfaqes së tokës”. Aktivitetet e projektit i referohen skanimit LIDAR të një pjese të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërtimin e kapaciteteve të veta në procesin e kontrollit të të dhënave LIDAR dhe arkivimin e tyre, si dhe krijimin e portalit LIDAR për shpërndarjen e produkteve LIDAR për përdoruesit.

Për tu njohur përdoruesit me projektin LIDAR dhe teknologjinë LIDAR në përgjithësi dhe zbatimin e tij, Agjencia e kadastrit të patundshmërive ka përgatitur një faqe informacioni LIDAR si një hyrje në portalin LIDAR, i cili do të përdoret në të ardhmen për të shpërndarë produkte LIDAR për përdoruesit e fundit.

Faqja e informacionit LIDAR është në dispozicion përmes faqes së internetit të Agjencisë për kadastër të patundshmërive, në të cilën është krijuar një ikonë e veçantë e quajtur “LIDAR”.

Për të gjithë përdoruesit e interesuar që duan të njihen me produktet teknologjinë dhe zbatimin e projektit LIDAR, Agjencia për kadastër të patundshmërive ka siguruar një grup të caktuar të të dhënave të provës që mund të shkarkohen lirisht nga faqja e informacionit LIDAR në linkun e mëposhtëm.