Takim përfundimtar me pjesëmarrësit e projektit IMPULS

Takim përfundimtar me pjesëmarrësit e projektit IMPULS

Më 13 nëntor të vitit 2019, në Banja Llukë, u mbajt takimi përfundimtar me pjesëmarrësit e projektit IMPULS, në të cilën, përveç pjesës së punës, u shënua edhe mbyllja e saj zyrtare. Ngjarja ishte e nivelit të lartë dhe u ndoq dhe u drejtua nga kryeministri i Republikës Sërbe, ambasadori suedez dhe drejtorët e disa agjencive kombëtare për kadastër dhe gjeodezi në vendin dhe rajonin. Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe delegacioni maqedonas i drejtuar nga drejtori i AKP-së Boris Tunxhev, i cili zuri një vend të veçantë në panel diskutimin mbi mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të projektit, në të cilin morën pjesë të gjithë menaxherët dhe drejtorët e agjencive përfituese të projektit.

Projekti synonte ti mbështesë agjencitë kombëtare për kadastër dhe gjeodezi në vend dhe në rajon, në proçesin e zbatimit të direktivës INSPIRE, gjegjësisht themelimin e Infrastrukturës për të dhënat gjeohapsinore (IDHGJ). Projekti IMPULS u zbatua në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018 ,ndërsa përdorues të projektit ishin tetë institucione nga gjashtë vendet e Rajonit.

Projekti synonte ti mbështesë agjencitë kombëtare për kadastër dhe gjeodezi në vend dhe në rajon, në proçesin e zbatimit të direktivës INSPIRE, gjegjësisht themelimin e Infrastrukturës për të dhënat gjeohapsinore (IDHGJ). Projekti IMPULS u zbatua në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018, ndërsa përdorues të projektit ishin tetë institucione nga gjashtë vendet e Rajonit.