Bashkëpunimi mes noterisë dhe kadastrës është ngritur në një nivel më të lartë

Bashkëpunimi mes noterisë dhe kadastrës është ngritur në një nivel më të lartë

Më 11 nëntor të vitit 2019, u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim midis Agjencisë të kadastrës së patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dhomës së noterëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve veçanërisht do të zhvillohet në fushën e kadastrës së patundshmërive dhe sistemit të informacionit gjeodezik dhe kadastral.

Bashkëpunimi mes tyre do të realizohet përmes shkëmbimit të njohurive mbështetjes teknike të ndërsjellë dhe përvojës, trajnimit të noterëve për zbatimin e Ligjit për kadastrin e patundshmërive, trajnimet për të punësuarit në AKP-në, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e kadastrës së patundshmërive dhe sistemin e informacionit gjeodezik-kadastral dhe të ngjashme.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i dhomës së noterëve, Vasill Kuzmanoski dhe drejtori i Agjencisë të kadastrës së patundshmërive, Boris Tunxhev.