Prodhime të hartografisë » Harta topografike

Harta topografike

Agjencia për kadastrën e patundshmërive mes ingjerencave tjera është kompetente edhe për përpilimin e hartave topografike, përpilimit të hartave / planeve ortofoto dhe për menaxhim me bazat hartografike të të dhënave. Hartat topografike janë të punuara në bazë të koleksionit të pasur të të dhënave hapësinore dhe atributive që janë në qasje për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Në varësi prej raportit me të cilin janë përpiluar, hartat topografike klasifikohen si:

  • harta me përpjesëtime të mëdha, me përpjesëtim 1:25000 dhe 1:50000,
  • harta me përpjesëtim të mesëm, me përpjesëtim 1:100000 dhe 1:200000 dhe/ose 1:250000 dhe
  • harta me përpjesëtim të vogël, me përpjesëtim 1.500000 dhe 1:1000000

Hartat topografike përpilohen dhe janë në qasje në trajtë digjitale në bazë të të dhënave nga matjet e realizuara në pajtim me standardet e hartografisë. Të dhënat e hartave topografike, në pajtim me infrastrukturën hapësinore të të dhënave organizohen në bazën e hartografisë së të dhënave në formate vektoriale dhe në formate të rastrit, që janë të ndara në disa nivele tematike edhe atë:

  • zonat administrative,
  • klasifikimi i tokave,
  • infrastruktura rrugore,
  • infrastruktura hekurudhore,
  • infrastruktura hidrografike,
  • objekte të vogla,
  • karakteristikat topografike, dhe
  • regjistrime tekstuale

Të dhënat digjitale hartografike, janë të organizuara sipas nomenklaturës së hartave topografike që bazohen në përpjesëtimet.

Agjencia gëzon kompetenca që gjatë çdo pesë viteve të realizojë incizime me aeroplan në funksion të përpilimit të hartave/planeve ortofoto që paraqesin bazën për azhurnim të hartave topografike. Me azhurnimin e hartave topografike realizohet harmonizimi i të dhënave nga hartat topografike me gjendjen faktike të terrenit.

Agjencia, për hartat topografike përpilon meta të dhëna, në pajtim me standardet ndërkombëtare për meta të dhënat që janë publikisht në qasje në portalin IKDHH.

Agjencia është kompetente edhe për përpilimin e hartave konkrete, tematike dhe shkollore, fletëve konkrete të hartave, edicione të hartave, atlase, albume dhe makete. Këto prodhime hartografike të lartpërmendura mund ti përpilojnë edhe personat tjerë juridik pas autorizimit të dhënë paraprakisht nga ana e Agjencisë, në bazë të kërkesës së parashtruar. Të dhënat që kanë të bëjnë me infrastrukturën hidrografike, rrugore dhe hekurudhore, karakteristikat topografike dhe zonat administrative janë të detyrueshme gjatë përpilimit të të gjitha hartave tematike.

Agjencia disponon me dy lloje të hartave topografike që janë të ndara në varësi prej periudhës kur janë të përpiluara, edhe atë harta të vjetra topografike të cilat janë të përpiluara nga Instituti ushtarak – gjeografik në Beograd dhe hartat e reja topografike për SIGJ të R. së Maqedonisë, që janë në qasje në dy gjuhët, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze.