Shërbime » Regjistrimi i patundshmërive në kadastrën e patundshmërive që kanë mbetur me të drejta të pa regjistruara

Regjistrimi i patundshmërive në kadastrën e patundshmërive që kanë mbetur me të drejta të pa regjistruara

Regjistrimi i të drejtave të paregjistruara të patundshmërive, sipas kadastrës së përcaktuar të patundshmërive realizohet për atë patundshmëri që kanë mbetur me të drejta të pa regjistruara gjatë regjistrimit sistematik (të pa ekspozuar).

Që të realizoni regjistrimin e të drejtave të pa regjistruara të patundshmërive sipas kadastrës së përcaktuar të patundshmërive – tokat, ndërtesat, pjesët e posaçme të ndërtesave dhe objekte të tjera, nevojitet që të drejtoheni deri te sporteli i Qendrës për kadastrën e patundshmërive Shkup, ose deri te Seksioni rajonal i kadastrës së patundshmërive pranë AKP, në territorin e të cilit gjendet patundshmëria dhe të dorëzoni:

  • fletëparaqitjen në trajtë të shkruar,
  • bazën juridike për regjistrim në pajtim me nenin 174, paragrafi 1 të LKP:
  • ligji,
  • vendime gjyqësore të plotfuqishme,
  • vendimet për masën e përkohshme, masën e mëparshme dhe aktet tjera për sigurimin e kërkesave në pajtim me ligjin,
  • vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,
  • akte finale, përkatësisht akte të plotfuqishme të pushtetit shtetërorë (aktvendimi fuqiplotë për privatizim të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, aktvendim për eksproprijim dhe etj.), të organeve të njësive të vetëqeverisje lokale dhe të Qytetit të Shkupit (aktvendimi për përcaktim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara informale, leje për ndërtim me dokumentacionin e tërësishëm teknik – të ndërtimtarisë dhe etj.), persona juridik dhe persona të tjerë të cilëve me ligj iu është besuar që të ushtrojnë autorizime publike (noterët, përmbaruesit, organet e njësive të vetëqeverisjes lokale – Komunat dhe Qyteti i Shkupit),
  • vepra juridike (kontrata për shitblerje/dhurata/ndarje fizike/shkëmbime, përkujdesje gjatë tërë jetës, aktvendime të trashëgimisë dhe etj., të verifikuar nga organi kompetent i Drejtorisë për të ardhura me dëshmi për tatimin e rregulluar të pronës së patundshmërisë), dhe
  • deklarata të verifikuara te noteri, në bazë të cilave mund të realizohet regjistrimi i të drejtave mbi patundshmëritë, parashtrimi i të cilave detyrimisht është përcaktuar me këtë ose me ndonjë ligj tjetër (në procedurë të azhurnimit të të dhënave sipas paraqitjes së palëve në funksion të harmonizimit të të dhënave nga kadastra e patundshmërive me gjendjen faktike të terrenit),
  • elaborati i gjeodezisë të përpiluar nga shoqata private e gjeodezisë, tregtari individual (në varësi prej llojit të ndryshimit),
  • dëshmi për pagesën e kompensimit për shërbimin, në pajtim me Çmimoren.

Që të realizoni regjistrimin e të drejtave të pa regjistruara të patundshmërive – ndërtesat, pjesët e posaçme të ndërtesave dhe të objekteve të tjera, për të cilat dokumentacioni teknik – ndërtimorë është dhënë deri në hyrjen në fuqi të kadastrës së patundshmërive për komunën e shqyrtuar të kadastrës, nevojitet që të drejtoheni deri te sporteli për pranime në Qendrën për kadastrën e patundshmërive Shkup, ose deri te Seksioni i kadastrës së patundshmërive pranë AKP, në territorin e të cilit gjendet patundshmëria dhe të dorëzoni:

  • fletëparaqitjen në trajtë të shkruar,
  • bazën juridike për regjistrim: leja për ndërtim me dokumentacionin e tërësishëm teknik – ndërtimorë
  • dokumentacioni i dhënë deri në hyrjen në fuqi të kadastrës së patundshmërive për komunën e shqyrtuar të kadastrës,
  • dëshmi për kompensim të paguar për shërbimin në pajtim me Çmimoren.
Çmimorja
Fletëparaqitja