Regjistrimi i ndryshimit në patundshmërinë e kadastrës » Regjistrimi i ndryshimit të kulturës dhe të klasës kadastrale

Regjistrimi i ndryshimit të kulturës dhe të klasës kadastrale

Regjistrimi i ndryshimit të kulturës dhe të klasës kadastrale (në rastet kur me fletëparaqitjen kërkohet ndryshimi i kulturës kadastrale të tokës nga toka bujqësore në tokën bujqësore dhe nga toka ndërtimore në tokën bujqësore, nga toka ndërtimore e pa ndërtuar në tokë ndërtimore të ndërtuar dhe anasjelltas, në arë nën oranzheri, arë nën objektin ndihmës, arë nën objektit për përpunimin primarë të prodhimeve bujqësore, tokë nën ndërtesë / tokë nën objektin e ndërtuar në tokë bujqësore dhe tokë nën objektin e infrastrukturës dhe në pjesë të parcelës kadastrale, pjesa e cila ndahet në parcelën e posaçme kadastrale, gjatë kësaj realizohet ndarja fizike në pajtim me ligjin).

  1. Ndryshimi i kulturës dhe klasës kadastrale nga toka bujqësore në tokë bujqësore dhe nga toka ndërtimore në tokë bujqësore

Që të realizohet ndryshimi i kulturës dhe i klasës kadastrale, nga toka bujqësore në tokën bujqësore dhe nga toka ndërtimore në tokën bujqësore, nevojiten:

  • fletëparaqitja nga ana e palës,
  • dëshmia e dhënë nga organi kompetent, me të cilën do të vërtetohet se parcela kadastrale gjendet jashtë përfshirjes ndërtimore,
  • elaborati i gjeodezisë, nëse një pjesë e parcelës kadastrale paraqet pyllin dhe nëse parcela kadastrale është më e madhe se 20000 m2.,
  • dëshmi për pagesën e kompensimit në pajtim me Çmimoren.
  1. Ndryshimi i kulturës kadastrale të tokës nga toka ndërtimore e pa ndërtuar në tokë ndërtimore të ndërtuar dhe anasjelltas,
  • fletëparaqitja në trajtë të shkruar,
  • baza juridike (dokumentacioni ndërtimorë – teknik)
  • elaborati i gjeodezisë
  • dëshmi për pagesën e kompensimit në pajtim me Çmimoren.

Për shlyerjen e patundshmërive – objektit në kadastrën e patundshmërive, i cili nuk ekziston në vend të ngjarjes, dorëzohet:

  • fletëparaqitja,
  • elaborati i gjeodezisë,
  • leje e plotfuqishme për mënjanim të objektit ose të ndonjë pjese të tij, vetëm nëse për objektin e tillë  është dhënë leje nga organi kompetent,
  • dëshmi për pagesën e kompensimit në pajtim me Çmimoren.
Çmimorja
Fletëparaqitja