Regjistrimi i ndryshimit në patundshmërinë e kadastrës » Regjistrimi i ndryshimeve në mirëmbajtjen e kadastrës së patundshmërive pa elaborate të gjeodezisë

Regjistrimi i ndryshimeve në mirëmbajtjen e kadastrës së patundshmërive pa elaborate të gjeodezisë

Ndryshimi i të drejtave të patundshmërive dhe i bartësve të të drejtave mbi patundshmëritë

Bazë juridike në pajtim me nenin 174, paragrafi 1 i LKP

Ndryshimi i të dhënave personale dhe i të dhënave lidhur me adresën

Baza juridike: Vërtetim / Dëshmi për një person të njëjtë nga MPB/Komuna, Certifikata nga libri i amzës së të kurorëzuarve/lindurve/të vdekurve ose vërtetim nga Ministria e drejtësisë dhe të ngjashme, Vërtetimi për adresën dhe për numrin e shtëpisë nga Qyteti i Shkupit.

Ndryshime te personat juridik: Kontrata për themelimin e personit juridik, Aktvendimin nga Regjistri Qendrorë, Gjendja rrjedhëse nga Regjistri Qendrorë dhe etj.

Regjistrimi – shënimi i të drejtave obligative (lizingu, kontrata për koncesion, kontrata për qiranë, e drejta e kontraktuar për blerjen parësore, kontrata për përkujdesje gjatë tërë jetës, kontrata për dhuratë në raste të vdekjes) dhe regjistrimin e fakteve, regjistrimi i të cilave është përcaktuar me Ligjin për kadastrën e patundshmërive dhe me ndonjë ligj tjetër

Baza juridike: Kontrata, Aktgjykimi, Aktvendimi nga organi kompetent

Shlyerja e të drejtave obligative (lizingu, kontrata për koncesion, kontrata për qiranë, e drejta e kontraktuar për blerjen parësore, kontrata për përkujdesje gjatë tërë jetës, kontrata për dhuratë në raste të vdekjes) dhe regjistrimin e fakteve, regjistrimi i të cilave është përcaktuar me Ligjin për kadastrën e patundshmërive dhe me ndonjë ligj tjetër.

Baza juridike: Kontrata, Aktgjykimi, Aktvendimi nga organi kompetent

Ndryshime të të drejtave obligative (lizingu, kontrata për koncesion, kontrata për qiranë, e drejta e kontraktuar për blerjen parësore, kontrata për përkujdesje gjatë tërë jetës, kontrata për dhuratë në raste të vdekjes) dhe regjistrimin e fakteve, regjistrimi i të cilave është përcaktuar me Ligjin për kadastrën e patundshmërive dhe me ndonjë ligj tjetër.

Baza juridike: Aneksi i kontratës, Aktgjykimi, Aktvendimi nga organi kompetent.

Regjistrimi në bazë të kontratës së solemnizuar për shitblerje ose aktit të noterit, me klauzolën për pagesën e tatimit akontativ të qarkullimit të patundshmërive

Baza juridike:Kontrata e solemnizuar për shitblerje ose akti i noterit, me klauzolë për pagesën e tatimit akontativ të qarkullimit të patundshmërive, raportin e përcaktimit të vlerës së tregut të patundshmërive dhe llogaritjen e tatimit akontativ të qarkullimit, të përpiluar nga ana e vlerësuesit të autorizuar, si dhe fletëparaqitja tatimore akontative e plotësuar.

Para shënimi si regjistrim i kushtëzuar i parcelës kadastrale

Baza juridike: Para kontrata/Kontrata e përpiluar në trajtë të shkruar dhe e verifikuar / solemnizuar te noteri pa rregullimin e dëshmisë për tatimin e qarkullimit, aktgjykimi i plotfuqishëm gjyqësorë pa rregullimin e tatimit të qarkullimit dhe dokumente të tjerë).

Shlyerja e para shënimit të realizuar si regjistrim i kushtëzuar i parcelës kadastrale

Baza juridike: Kontrata e përpiluar në trajtë të shkruar dhe e verifikuar / solemnizuar te noteri me dëshmi të rregulluar për tatimin e qarkullimit, aktgjykimi i plotfuqishëm gjyqësorë me tatimin e rregulluar të qarkullimit edhe pas skadimit të afatit prej 6 muajve pas paraqitjes së shënimit të realizuar, sipas paraqitjes së bartësit të së drejtës së pronësisë ose shlyhet përmes detyrës zyrtare.

Regjistrimi i së drejtës hipotekare – hipoteka

Baza juridike: Akti i noterit – Kontrata për hipotekë – hipoteka

Ndryshime/plotësime/shlyerja e së drejtës së hipotekës – hipoteka

Baza juridike: Aneksi i Kontratës për hipotekë – hipoteka, deklarata nga kreditori e verifikuar te noteri.

Regjistrimi i masave të mëparshme dhe të përkohshme (ndalesa dhe kufizime) të parcelës kadastrale

Baza juridike: Aktvendimi nga gjykata kompetente

Regjistrimi i së drejtës së qasjes zyrtare, të drejtës për barrën reale dhe i së drejtës së qiramarrjes reale juridike afatgjate të tokës ndërtimore, të parcelës kadastrale

Baza juridike: Kontrata, Aktgjykimi, Aktvendimi dhe të ngjashme.

Shënimi i urdhëresës për përmbarim të parcelës kadastrale

Baza juridike: Urdhëresa për përmbarim nga përmbaruesi

Shlyerja e masave të mëparshme dhe të përkohshme dhe i kufizimeve të parcelave kadastrale

Baza juridike: Aktvendimi, Aktgjykimi,

Shlyerja e së drejtës së qasjes zyrtare, të drejtës për barrën reale dhe i së drejtës së qiramarrjes reale juridike afatgjate të tokës ndërtimore të parcelës kadastrale

Baza juridike: Kontrata, Aktgjykimi, Aktvendimi dhe të ngjashme.

Shlyerja e urdhëresës për përmbarim të parcelës kadastrale

Baza juridike: Konkluzioni nga përmbaruesi, aktvendimi nga DAP

Azhurnimi i të dhënave në kadastrën e patundshmërive

Në rastet kur nuk janë realizuar ndryshime të vijës kufitare dhe të sipërfaqes së parcelës së shqyrtuar kadastrale, të regjistruar në procedurën e regjistrimit sistematik / të veçantë të drejtave të patundshmërive, dhe kur të njëjtit janë të regjistruar në pjesë ideale si rezultat i dallimeve në mënyrën e matjes, raportit të përpilimit të planeve kadastrale ose gabimet që janë si rezultat i mirëmbajtjes së kadastrës së tokave.

Baza juridike: Deklarata për pëlqim të dhëna nga bartësit e të drejtave të regjistruara në pjesë ideale, të verifikuara te noteri.

Çmimorja
Fletëparaqitja – regjistrimi i ndryshimit
Fletëparaqitja – azhurnimi sipas detyrës zyrtare
Fletëparaqitja – azhurnimi i të dhënave