Regjistrimi i ndryshimit në patundshmërinë e kadastrës » Regjistrimi i ndryshimeve në mirëmbajtjen e kadastrës së patundshmërive me elaboratin e gjeodezisë

Regjistrimi i ndryshimeve në mirëmbajtjen e kadastrës së patundshmërive me elaboratin e gjeodezisë

Regjistrimi i ndryshimeve gjatë mirëmbajtjes së kadastrës së patundshmërive kanë të bëjnë me:

  • Ndarjen fizike të parcelës kadastrale/privatizimi/shitblerja/dhurata/shkëmbimi i një pjese të parcelës kadastrale
  • Eksproprijimin e parcelave kadastrale
  • Bashkimin e parcelave kadastrale
  • Regjistrimin e ndryshimit të kulturës dhe i klasës kadastrale
  • Shlyerja e ndërtesave dhe i objekteve tjera
  • Regjistrimi i sipërfaqes së brendshme / sipërfaqes së hapur / vëllimit të ndërtesave të reja të ndërtuara, sendërtimeve, mbi ndërtimeve, legalizimit të ndërtesave dhe të objekteve të tjera
  • Azhurnimi i të dhënave për vijën kufitare dhe i sipërfaqes së parcelës kadastrale
  • Azhurnimi i sipërfaqes së brendshme / vëllimit të ndërtesave, pjesët e posaçme dhe të përbashkëta të ndërtesave dhe të objekteve tjera

Baza juridike: Kontrata, Aktgjykime, Aktvendime gjyqësore, aktvendime (leje) nga organet kompetente, dokumentacione ndërtimore – teknike, deklarata të verifikuara te noteri, elaborati i gjeodezisë i përpiluar nga shoqëria privat e gjeodezisë ose tregtari individual, dëshmi për kompensimet e paguara për shërbimin në pajtim me Çmimoren.

Para shënimi i ndërtimit të ardhshëm

Baza juridike: Leja fuqiplote për ndërtim dhe projekti themelor i vërtetuar nga organet kompetente, të dorëzuar nga komuna kompetente përmes rrugës elektronike,

Ndryshime të para shënimit gjatë ndërtimit  

Baza juridike: Aktvendimi për ndryshime gjatë ndërtimit dhe të dokumentacionit ndërtimorë – teknik, të dorëzuar nga komuna kompetente përmes rrugës elektronik,

Azhurnimi i të dhënave në kadastrën e patundshmërive – përmes detyrës zyrtare

Azhurnimi i të dhënave në kadastrën e patundshmërive përmes detyrës zyrtare, realizohet për komunat kadastrale kur përqindja e patundshmërive që kanë mbetur me të drejta të pa regjistruara është më e madhe se 20 %, në bazë të matjeve të realizuara nga neni 57, paragrafi (3) të LKP, në bazë të programit vjetor të miratuar nga Këshilli drejtues i Agjencisë, me pëlqimin e dhënë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Që të realizoni regjistrimin e të drejtave të paregjistruara të patundshmërive sipas kadastrës së përcaktuar të patundshmërive gjatë procedurës së azhurnimit të realizuar përmes detyrës zyrtare, nevojitet që të drejtoheni në sportelin  për pranime të Seksionin rajonal të kadastrës së patundshmërive pranë AKP, në territorin e së cilës gjendet patundshmëria dhe të dorëzoni:

  • fletëparaqitja trajtë të shkruar
  • baza juridike për regjistrim në pajtim me nenin 174, paragrafi 1 të LKP.

Azhurnimi i të dhënave në kadastrën e patundshmërive – sipas paraqitjes nga pala

Në funksion të harmonizimit të të dhënave nga kadastra e patundshmërive me gjendjen faktike të terrenit, realizohet azhurnimi i të dhënave në bazë të paraqitjes nga ana e palës.

Që të realizoni regjistrimin e ndryshimit të kadastrës së patundshmërive, përkatësisht ndryshimin e vijës kufitare në planin e kadastrës, nevojitet që të drejtoheni në sportelin për pranime  në Qendrën për kadastrën e patundshmërive Shkup ose në Seksionin rajonal për kadastrën e patundshmërive pranë AKP, dhe të dorëzoni:

  • fletëparaqitjen në trajtë të shkruar,
  • bazën juridike për regjistrim,
  • deklarata për dhënie pëlqim për pranimin e vijës kufitare dhe të sipërfaqes së re të përcaktuar të parcelës kadastrale e cila është lëndë e azhurnimit, të nënshkruar nga ana e bartësve të të drejtave mbi parcelat kadastrale fqinje, të verifikuara nga organi kompetent në pajtim me ligjin – noteri,
  • elaborati i gjeodezisë për azhurnim, të përpiluar nga shoqëria private e gjeodezisë,
  • dëshmi për kompensimin e paguar të shërbimit, në pajtim me Çmimoren.

Azhurnimi i të dhënave për sipërfaqen e brendshme të ndërtesave, pjesëve të posaçme dhe të përbashkëta të ndërtesave dhe të objekteve të tjera

Në rastet kur lëndë e azhurnimit janë edhe të dhënat për sipërfaqet e brendshme të ndërtesave, pjesëve të posaçme dhe të përbashkëta të ndërtesave dhe të objekteve të tjera, për të cilat nuk janë të tubuara të dhënat gjatë matjes së patundshmërive, elaborati i gjeodezisë nuk përfshin deklaratën e verifikuar te noteri.

Regjistrimi i patundshmërive për të cilat në kadastrën e tokës kanë ekzistuar evidenca fiktive në pjesë reale

  • fletëparaqitja e palës,
  • elaborati i gjeodezisë,
  • deklarata për dhënie pëlqim për pranimin e gjendjes faktike të dhënë nga ana e bartësve të të drejtave mbi patundshmëritë të cilat kanë qenë të evidentuara si rezultat i evidencave fiktive në kadastrën e tokave, të verifikuar te noteri.
Çmimorja
Fletëparaqitja – regjistrimi i ndryshimit
Fletëparaqitja – regjistrimi sipas detyrës zyrtare
Fletëparaqitja 23 – azhurnimi i të dhënave