Shërbime » Regjistrimi i ndryshimit në patundshmërinë e kadastrës

Regjistrimi i ndryshimit në patundshmërinë e kadastrës

Regjistrimi i ndryshimeve në mirëmbajtjen e kadastrës së patundshmërive i përfshin ndryshimet e të dhënave për: patundshmëritë, të drejtat e patundshmërive, bartësit e të drejtave të patundshmërive, para shënimet si regjistrime të kushtëzuara, para shënimet për ndërtimet e ardhme dhe para shënimet.

Në varësi prej të dhënave që janë lëndë e ndryshimit, regjistrimi i ndryshimeve realizohet me ose pa elaborate të gjeodezisë.

Që të realizoni ndryshimet e të dhënave për pronën e patundshme që është e regjistruar në kadastrën e patundshmërive, nevojitet që:

  1. të drejtoheni deri te sporteli për pranime pranë Qendrës për kadastrën e patundshmërive Shkup ose në Seksionin rajonal për kadastrën e patundshmërive pranë AKP dhe të dorëzoni:
  • fletëparaqitje në trajtë të shkruar,
  • bazën juridike për regjistrim, në pajtim me nenin 174, paragrafi 1 të LKP,
  • elaborati i gjeodezisë nga shoqata private e gjeodezisë ose nga tregtari individual (në varësi nga lloji i ndryshimit),
  • dëshmi për kompensimin e paguar për shërbimin, në pajtim me Çmimoren.
  1. Fletëparaqitja për regjistrimin e ndryshimit detyrimisht të dorëzohet në trajtë elektronike (përmes rrugës elektronike) nga persona juridik dhe persona të tjerë të cilëve me ligj iu është besuar që të kryejnë autorizime publike (noterët, përmbaruesit, organet e njësive të vetëqeverisjes lokale – Komunat dhe Qyteti i Shkupit, gjykata, prokuroria publike, prokuroria shtetërore e Republikës së Maqedonisë, ministritë, organet e drejtorisë shtetërore, shoqatat private të gjeodezisë në bazë të autorizimit të verifikuar të dhënë nga bartësi i së drejtës, duke dorëzuar:
  • baza juridike në pajtim me nenin 174 të LKP,
  • elaborati i gjeodezisë, në varësi nga lloji i ndryshimit,
  • dëshmi për pagesën e kompensimit për shërbimin në pajtim me Çmimoren.