Regjistri » Regjistri në kompetencë të Agjencisë për kadastrën e patundshmërive

Regjistri në kompetencë të Agjencisë për kadastrën e patundshmërive

Regjistrat paraqesin listën zyrtare ose evidencën e procesverbaleve për tema të caktuara të informacioneve. Më shpesh regjistrat kanë të bëjnë me ndonjë fushë të caktuar dhe të përkufizuar, përkatësisht për ndonjë temë të caktuar të të dhënave. Regjistrat themelorë, siç janë të dhënat nga kadastra, adresat, bazat topografike dhe etj., janë të garantuara nga ana e shtetit për nga aspekti i qasjes deri te të njëjtit, kontinuitetit, azhurnitetit, cilësisë dhe çmimit. Regjistri zyrtar është në qasje për opinionin.

Agjencia për kadastrën e patundshmërive është kompetente për disa lloje të regjistrave që janë pjesë nga SIGJK (Sistemi informues gjeodezik – kadastral). Të dhënat të cilat i përmbajnë këto regjistra janë deskriptive dhe hapësinore. Në opinion, regjistrat që përfshijnë të dhënat hapësinore quhen edhe si regjistra gjeo – hapësinore. Një pjesë e regjistrave për të cilat është kompetente Agjencia për kadastrën e patundshmërive paraqesin regjistra themelorë përkatësisht regjistra që janë me një rëndësi esenciale për shtetin dhe për opinionin e gjerë siç është për shembull regjistri i parcelave, ndërtesave, pjesët e posaçme dhe të përbashkëta të ndërtesave, objektet e infrastrukturës dhe për të drejtat mbi këto patundshmëri, përkatësisht me një emër të vetëm kadastra e patundshmërive, regjistri i adresave dhe RNJH (Regjistri i njësive hapësinore). Regjistrat që janë në kompetencë të Agjencisë për kadastrën e patundshmërive në mes vete janë të lidhura dhe të njëjtit plotësohen njëri me tjetrin.