Regjistri » Regjistri i çmimeve dhe qirave

Regjistri i çmimeve dhe qirave

Për realizimin e vlerësimit masovik të vlerës së patundshmërive, Agjencia implementon dhe mirëmban Regjistrin e çmimeve dhe qirave për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë. Llogaritjet e vlerës së patundshmërive, të regjistruara në kadastrën e patundshmërive realizohen në bazë të modelit për vlerësime masovike. Vlerësimin masovik të patundshmërive e realizon Agjencia sipas detyrës zyrtare. Të dhënat për vlerën e patundshmërive të përcaktuara përmes vlerësimit masovik, evidentohen në SIGJK.

Regjistri i çmimeve dhe qirave i evidenton çmimet e patundshmërive që përfshihen në bazat juridike për qarkullim të patundshmërive, që janë dorëzuar si shtojcë e fletëparaqitjeve për regjistrim, përkatësisht për realizimin e ndryshimeve në kadastrën e patundshmërive por edhe vlerën e patundshmërive në bazë të cilave është llogaritur tatimi i qarkullimit të patundshmërisë, si dhe të dhënat tjera në lidhje me patundshmërinë që përshihen në deklaratën e dhënë nga shitësi, të verifikuar te noteri. Në regjistrin e çmimeve dhe qirave, realizohet evidentimi i vlerës së qirasë në bazë të dhënave të përfshira në dokumentet për bazën juridike me të cilat konstatohet qiraja e patundshmërive.