Regjistri » Regjistri grafik për rrugët dhe për numrat e shtëpive

Regjistri grafik për rrugët dhe për numrat e shtëpive

Regjistri grafik për rrugët dhe për numrat e shtëpive, prezanton një pjesë të SIGJK. Regjistri grafik për rrugët dhe për numrat e shtëpive, përfshin të dhënat hapësinore dhe përshkruese për rrugët dhe për numrat e shtëpive, si dhe të dhënat hapësinore për linjën e përfshirjes në bazë të së cilës përcaktohet përkatësia e numrit të shtëpisë në pajtim me rrugën.

Regjistri grafik për rrugët dhe për numrat e shtëpive, në fakt paraqet plotësimin me të dhënat gjeo – hapësinore të të dhënave deskriptive të cilat Agjencia me detyrë zyrtare i merr nga Regjistri i emrave të rrugëve dhe të numrave të shtëpive që udhëhiqen pranë Regjistrit qendrorë të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë regjistër mblidhen, regjistrohen dhe mirëmbahen këto të dhëna vijuese që kanë të bëjnë me rrugët edhe atë të dhënat deskriptive për rrugët: emri i rrugës dhe numri i saj si dhe të dhënat hapësinore për rrugët që janë të përkufizuar me koordinatat e pikave karakteristike që formojnë vijën me të cilën përkufizohet vendndodhja e rrugës. Numrat e shtëpive janë të përkufizuara me të dhënat deskriptive për numrat e shtëpive dhe të dhënat hapësinore për numrat e shtëpive që janë të përkufizuar me koordinatat e pikës me të cilën përkufizohet vendndodhja e objektit për të cilin përcaktohet numri i shtëpisë.

Të dhënat deskriptive dhe hapësinore nga ky regjistër, që kanë të bëjnë me vijën e përfshirjes territoriale, janë të lidhura me të dhënat për njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe me vendbanimet e përfshira në Regjistrin e njësive hapësinore. Të dhënat hapësinore për vijën e përfshirjes territoriale janë të përkufizuara me koordinatat në bazë të cilave përcaktohen numrat e shtëpive që i përkasin rrugës dhe që mundësojnë prezantimin e tyre vizual dhe grafik.