Regjistri » Regjistri grafik i tokës ndërtimore

Regjistri grafik i tokës ndërtimore

Agjencia për kadastrën e patundshmërive e përcakton dhe mirëmban regjistrin grafik të tokës ndërtimore. Regjistri grafik i tokës ndërtimore përfshin të dhënat hapësinore dhe deskriptive në lidhje me tokën ndërtimore në suaza të territorit të R. Maqedonisë. Regjistri implementohet dhe udhëhiqet në bazë të të dhënave të fituara nga planet urbanistike dhe nga dokumentacioni urbanistik – planifikues, që udhëhiqet nga organi i drejtorisë shtetërore, me kompetencë për realizimin e punëve nga fusha e rregullimit të hapësirës, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale. Të dhënat në këtë regjistër janë të përpiluar në trajtë elektronike, që është kompatibile me trajtën elektronike në të cilën janë përpiluar planet e kadastrës.

Të dhënat e përfshira në Regjistrin grafik për tokën ndërtimore, Agjencia i shfrytëzon gjatë realizimit të punëve të zyrave gjeodezike për qëllime të posaçme që kanë të bëjnë me përpilimin e të dhënave numerike me qëllim të realizimit të planeve urbanistike dhe të dokumentacionit urbanistike planifikuese. Në mënyrë plotësuese, të dhënat e përfshira në Regjistrin grafik për tokën ndërtimore i shfrytëzojnë të gjitha institucionet relevante dhe personat juridik që janë të përfshirë në procesin e miratimit dhe përpilimit të planeve urbanistike dhe të dokumentacioneve planifikuese urbanistike, siç janë ministritë përkatëse, vetëqeverisja lokale, agjencitë shtetërore, planifikuesit dhe etj.

Agjencia për kadastrën e patundshmërive nga regjistri grafik për tokën ndërtimore, ofron certifikatën në trajtë të prezantimit vizual grafik të prezantimit horizontal të truallit ndërtimorë.