Punëtoritë » Punëtoria për koordinatorët kombëtarë të projektit IMPULS dhe koordinatorët IKDHH të shteteve pjesëmarrëse në projektin IMPULS

Punëtoria për koordinatorët kombëtarë të projektit IMPULS dhe koordinatorët IKDHH të shteteve pjesëmarrëse në projektin IMPULS

Në periudhën nga 27.01 deri më 29.03 të vitit 2018 në Jevle të Suedisë u mbajt punëtoria për koordinatorët kombëtarë dhe koordinatorët e IKDHH të shteteve pjesëmarrëse në projektin IMPULS. Në takimin e punës u shqyrtua edhe roli koordinues i IKDHH në çdo shtet të rajonit si dhe u shqyrtuan analizat krahasuese të përvojave të prezantuara. Çdo institucion ishte i detyruar që të përpilojë analizën “cost benefit” në lidhje me procesin në rrjedhë të implementimit të infrastrukturës së kombëtare, me theksimin e situatave aktuale dhe gjendjet e planifikuara për periudhën prej tre viteve. Në takimin e punës, u prezantua modeli aktual i kontratave për shkëmbimin e të dhënave, në suaza të infrastrukturës kombëtare të të dhënave si dhe modeli i preferuar i kontratave për licencim, të cilin çdo institucion do ta promovonte në periudhën vijuese.

Materialet nga punëtoria e mbajtur mund ti gjeni në këto linqe vijuese (linku1, linku2, linku3, linku4).