Punëtoritë » Punëtoria kombëtare për Regjistrin e Adresave, shkurt viti 2018

Punëtoria kombëtare për Regjistrin e Adresave, shkurt viti 2018

Në periudhën nga 26-28.02.2018 në vizitë pune në Agjencinë për kadastrën e patundshmërive ishin ekspertët nga Kadastra holandeze në suaza të projektit SPATIAL.

Mysafirët nga Holanda morën pjesë në punëtorinë kombëtare të kushtuar për themelimin e Regjistrit të adresave në Republikën e Maqedonisë. Në këtë punëtori u diskutuan këto tema vijuese:

  • Përkufizimi i procedurave për kontrollim të të dhënave nga terreni,
  • Mendime dhe rekomandime në lidhje me draft – tekstin e ligjit për Regjistrin e Adresave në Republikën e Maqedonisë,
  • Komunikimi dhe koordinimi me komunat dhe me institucionet tjera të involvuara,
  • Adresat INSPIRE përvojat nga Holanda,
  • Modeli momental i të dhënave për Regjistrin e adresave në Holandë;
  • Harmonizimi nga regjistri kryesor BAG deri në ISPIRE – Përvojat holandeze.

Në linqet vijuese mund ti gjeni prezantimet nga punëtoria dy ditore në lidhje me Regjistrin e Adresave (linku1, linku2, linku3, linku4).