Punëtoritë » Punëtoria kombëtare me Regjistrin e adresave

Punëtoria kombëtare me Regjistrin e adresave

Në periudhën nga 26 – 28 qershor të vitit 2017, në suaza të projektit SPATIAL, të financuar nga Mbretëria e Holandës dhe në realizim të kadastrës holandeze, u mbajt punëtoria kombëtare treditore në temën: “Implementimi i Regjistrit të adresave në Republikën e Maqedonisë”, Projekti rajonal – Strengthened Professional Access To Information About Land (SPATIAL në rajonin e Ballkanit Perëndimorë – financuar nga ana e Ministrisë për punë të jashtme të Holandës në suaza të programit para aderues MATRA).

Përmes projektit rajonal MATRA u ndihmohet shteteve nga rajoni në procesin e harmonizimit dhe përmirësimit të qasjes deri te informacionet e disponueshme gjeo – hapësinore. Në lidhje me Republikën e Maqedonisë, projekti duhet të mundësojë përkrahjen për zmadhimin e shfrytëzimit të të dhënave gjeo – hapësinore dhe shërbimeve përmes gjeo-portalit kombëtarë të Republikës së Maqedonisë, përgatitjen e planit për kompletimin e Regjistrit të adresave në Republikën e Maqedonisë, fuqizimin e strukturës kombëtare dhe i menaxhimit, fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe organizative të Kadastrës gjatë realizimit të funksionaliteteve të fokusuara drejtë sigurimit të shërbimeve, shfrytëzimi i zmadhuar të informacioneve gjeo-hapësinore për vlerësime masovike dhe fuqizimin e vetëdijes dhe njohjes së konceptit të transparencës së të dhënave. Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësuesit nga Agjencia për kadastrën e patundshmërive, Ministrisë për punë të brendshme, Regjistri Qendrorë, Ministria për transport dhe lidhje, Qyteti i Shkupit si dhe përfaqësues nga firmat private të gjeodezisë, të angazhuar për mbledhjen e të dhënave të adresave nga terreni.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësuesit nga Agjencia për kadastrën e patundshmërive, Ministrisë për punë të brendshme, Regjistri Qendrorë, Ministria për transport dhe lidhje, Qyteti i Shkupit si dhe përfaqësues nga firmat private të gjeodezisë, të angazhuar për mbledhjen e të dhënave të adresave nga terreni.

Qëllimi konkret i kësaj punëtorie është bartja e përvojave gjatë implementimit dhe mirëmbajtjes së regjistrit të adresave në Holandë për të gjitha palët e tanguara në Republikën e Maqedonisë, që kanë ndonjë rol të caktuar gjatë formimit dhe mirëmbajtjes së Regjistrit të adresave në Republikën e Maqedonisë dhe ofrimi i mendimit të dytë për implementimin e lehtësuar të regjistrit të adresave në formatin e standardizuar në pajtim me direktivën INSPIRE 2007/2/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së të datës 14 mars të vitit 2007, si dhe INSPIRE Data Specification on Addresses – Technical Guidelines“ të datës 24 prill të vitit 2014.

Nga ana e përfaqësuesve të Agjencisë për kadastrën e patundshmërive, po realizohet prezantimi i propozim – ligjit për Regjistrin e adresave, gjithashtu po prezantohet edhe aplikacioni celularë për mbledhjen e të dhënave për adresat nga terreni, sistemi për kontrollim të cilësisë së të dhënave të mbledhura nga terreni dhe në përgjithësi për sfidat me të cilat po ballafaqohemi gjatë implementimit të Regjistrit të adresave.

Ekspertët nga kadastra holandeze në këtë punëtori i prezantuan përvojat e tyre dhe si ekspert në këtë fushë, ata propozuan disa propozim – zgjidhje për sfidat e shfaqura me të cilat po ballafaqohemi gjatë implementimit të Regjistrit të adresave me qëllim të krijimit të regjistrit më efikas të adresave.