Punëtoritë » Punëtoria e mbajtur: “Praktikat, përvojat më të mira dhe mësimet e nxjerra për themelimin e Regjistrit të Adresave”, mars 2019

Punëtoria e mbajtur: “Praktikat, përvojat më të mira dhe mësimet e nxjerra për themelimin e Regjistrit të Adresave”, mars 2019

Më 6 mars, të vitit 2019, Agjencia për kadastër të patundshmërisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur një punëtori me temën “Praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra për të krijuar Regjistrin e Adresave”. Punëtorija u ndoq nga përfaqësuesit e komunave nga shteti, të cilat do të kenë një rol të madh në procesin e krijimit të regjistrit së Adresave në vendin tonë.

Krijimi i Regjistrit të Adresave nënkupton futjen e një sistemi të unifikuar të adresimit të centralizuar që duhet të mundësojë menaxhimin dhe mirëmbajtjen e këtyre të dhënave nga një vend në një bazë të vetme për të gjithë palët e interesuara, ministritë kompetente, komunat dhe institucionet e tjera që do të kenë qasje dhe nevojë për të dhënat e adresave.

Fjalën e përshëndetëse, e morri drejtori i AKP-së i cili kishte prezantimin e tij hyrës, më pas prezentuan edhe përfaqësues nga Norvegjia dhe Holanda, vendet që e kanë themeluar dhe menaxhuar Regjistrin e Adresave, procedurat të përcaktuara dhe protokollet e qarta për punën mes institucioneve dhe Regjistrat që mbështesin këtë sistem. Ata folën për praktikat më të mira ndërkombëtare, diskutuan gjithashtu edhe sfidat që lidhen me Regjistrin e Adresave në Holandë.

Në punëtorinë e sotme në prezantimin e tyre, konsultantët për projektet për Regjistrin e Adresave në Kosovë dhe në Mal të Zi ndanë përvojat mbi themelimin e Regjistrit të Adresave në Kosovë.

Në fund përfaqësuesi i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi aktivitete aktuale në lidhje me këtë proces tek ne, nga ku lindi një diskutim i frytshëm.

AKP ka në konsideratë rëndësinë e nevojës për edukim dhe shkëmbimin e praktikave më të mira dhe sigurisht që do të punojë me komunat. Agjencia detajisht do të punojë në të gjitha shembujt e mundshëm për komunat që më lehtë të mund ti kryejnë aktivitetet e nevojshme, me të cilat Agjencia ka përpiluar Udhëzime për krijimin e këtij Regjistri.

Ju mund t’i gjeni materialet nga kjo punëtori e mbajtur në linqet e mëposhtme (linku1, linku2, linku3, linku4).