Pyetje dhe Përgjigje

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetje: Kam fletë poseduese, por të njëjtën nuk e pranojnë si dokument valid me të cilën do ta dëshmoj pronësinë mbi pasurinë time. Çfarë është dallimi mes fletë pronësisë dhe fletë posedimit?
Përgjigje: Fletë pronësia është dokument publik me të cilën dëshmohet e drejta e shkruar e pronësisë dhe e drejta në të mira tjera të pasurisë së patundshme në pajtim me ligjin. Fletë pronësia përmban të dhëna të: parcelave kadastrale, ndërtesave dhe pjesë të veçuara të ndërtesës dhe objekte tjera, bartësitë e të drejtës së patundshmërisë, të drejtën e pronësisë dhe të drejtën të të mirave tjera të pasurisë së patundshme, si dhe të drejta tjera për regjistrim të parapara me ligj, e drejta juridike e regjistrimit, shuma e detyrimit të siguruar me të drejtën e pengut, parashkrim dhe shënim. Fleta poseduese përmban të dhëna për tokën, respektivisht për parcelën kadastrale dhe shfrytëzuesit e tyre në pajtim me Ligjin e matjes dhe kadastrit të tokës dhe e njëjta nuk është dëshmi e të drejtës së pronësisë.

Pyetje: Sa është afati ligjor për t’u përgjegjur në kërkesën e parashtruarshtruar për regjistrim?
Përgjigje: Nëse pasuria e juaj e paluajtshme është e regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme, me kërkesë tuajën e merrni fletë pronësinë po të njëjtën ditë. Por po qe se pasuria e juaj nuk është e regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme duhet të ngritni procedurë për regjistrim në kadastrin e pasurisë së patundshme që zgjat 15 ditë. Pas kalimit të afatit në bazë të kërkesës tuaj do të merrni fletë pronësinë.

Pyetje: A thua AKP-ja kryen kontroll mbi punën e kompanive private gjeodezike?
Përgjigje: Agjencia e Kadastrit të Pasurisë së Patundshme (AKPP) mbikëqyr ligjshmërinë e punës së tregtarëve individ – gjeodet dhe të shoqërive tregtare të autorizuara për veprimtari gjeodezike në proceset sipas detyrës zyrtare apo në kërkesë të palës. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes vërtetohet se a punon firma në pajtim me Ligjin dhe aktet nënligjore. Po qe se vërtetohet se ekzistojnë parregullësi dhe paligjshmëri në punën e firmave private gjeodezike, AKPP-ja do të sjellë vendim për marrje të licencës për kryerje të veprimtarisë gjeodezike. AKPP-ja kryen kontroll të vlershmërisë së të dhënave që i ka shfrytëzuar firma private gjeodezike, përmes verifikimit të elaborateve gjeodezike. Garancë plotësuese lidhur me angazhimin e firmës private gjeodezike është obligimi i firmës private para se të fillojë të punojë, të bëjë sigurimin prej përgjegjësisë për dëme që mund ta bëjnë ndaj personave të tretë gjatë kryerjes së punës.

Pyetje: Ku paraqiten rastet e mito-korrupcionit kundër nënpunësit të punësuar në AKP?
Përgjigje: Është e nevojshme që të paraqiteni në linjën telefonike pa pagesë 0800 80 800 ,përmes të cilës qytetarët mund të paraqesin raste të korrupsionit dhe të tregojë nëpunësin, i cili u ka kërkuar ryshfet. Diskrecioni i kësaj thirrjeje është i garantuar. Në këtë mënyrë ne i nxisim qytetarët që të marrin guxim të na ndihmojnë në zbulimin e të gjitha tentativave të mëtejshme të korrupsionit. Gjithashtu i përmisojnë performancat (shpejtësinë dhe efikasitetin) në punën tonë, duke shkurtuar dhe thjeshtësuar procedurat dhe avancimi i sjelljes së të punësuarve ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve.

Pyetje: Ku mund të marë informata për dokumentacionin e nevojshëm për shërbimet e kadastrës?
Përgjigje: Në këte drejtim të reformave në Agjencinë e kadastrit të patundshmërisë (AKP),janë ndërmarë aktivitete konkrete me qëllim që të ymadhohet qasja dhe rrjedha e informacioneve për nevojshmërinë e dokumentacionit,procedurave dhe kohëzgjatjes për marjen e shërbimit të caktuar.Që moti informacionet mund të meren në linjën telefonike pa pagesë në numrin 0800 80 800 ,është hapur linjë spaciale për investime të huajadhe biznes kompanive vendore në numrin 02/3171 733 dhe për përkujdesje të shfrytëzuesve 02/3173-825, e cila i mundëson të gjitha informacionet e nevojshme për shërbimet tona,dhe nëpërmjet të kësaj mund të parashtroni pyetje ku do të merni përgjigje në afat kohor Brenda 24 orëve.Në AKP,Qendrën për kadastër të patundhshmërisë Shkup dhe në departamentet rajonale në gjithë Republikën ekziston sporteli për informacion ,me qëllim që qytetarët më lehtë të informohen për për shërbimet që i ofrojmë ,cilët janë dokumentet e nevojshme që duhet të dorrëzohen për regjistrimin e pronës së patundshmërisë në kadastër .Gjithashtu ,në të gjitha qytetet ku ka Departamente për kadastër të patundshmërisë zbatojmë fushatë në media -,,Hapur me kadastën ,, gjegjësisht mbajtje të takimeve punuese me qytetarët dhe ekipet profesioniste ,me qëllim që qytetarët të tejkalojnë dhe zgjidhin problemet nga sfera e kadastrës.si dhe inforacione rreth të drejtës së qytetarëve se si ato më lehtë ti tejkalojnë.

Pyetje: Çka është regjistrimi veças i të së drejtës së pasurisë së patundshme dhe cilat dokumente janë të nevojshme?
Përgjigje: Regjistrim veças bëhet për pasuritë e patundshme nëpër sektorët rajonal kadastral ku nuk ka kadastër të pasurisë së patundshme, respektivisht në fuqi është kadastri i tokës. Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: – fletëparaqitje në formë të shkruar, – taksë administrative prej 50 denarë, – dëshmi për pagesën e shërbimit në shumë prej: 500 denarë për një parcelë kadastri 150 denarë për një objekt individual në parcelë 500 denarë për banesë në ndërtesë kolektive 1250 denarë për një objekt afarist – bazë juridike për regjistrim, – elaborat gjeodezik. Numrin e llogarisë në të cilën ju duhet të paguani kompenzim për shërbimin e ofruar nga AKPP-ja do ta merrni në sportelin e informacioneve në njësinë rajonale të AKPP-ës ose në internet faqen tonë në fushën “Si deri te shërbimet tona”.

Pyetje: Pse kadastri nuk i kryen matjet?
Përgjigje: Në pajtim me Ligjin për kadastër të pasurisë së patundshme Fleta zyrtare e R.M. nr. 40/2008, punët gjeodezike në terren që lidhen me punët themelore gjeodezike dhe matjet i kryejnë firmat private gjeodezike, respektivisht individ tregtar- gjeodet të autorizuar dhe shoqëri tregtare për punë gjeodezike.

Pyetje: A mund të nxirret fletë pronësi në Shkup për pasuri të patundshme që gjendet në tjetër qytet?
Përgjigje: Projekti “E-kat i Agjencisë për kadastër të patundshmërisë”, ka përfunduar me sukses dhe është zbatuar plotësisht në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, në mënyrë që Agjencia për kadastër të patundshmërisë, Qendra për kadastër të patundshmërisë -Shkup dhe të gjitha drejtoritë rajonale të Agjencisë për kadastër të patundshmërisë mund të marrin fletë pronësinë për pronën e cila gjendet në cilindo territor të Maqedonisë, pavarësisht se nga cili qytet bëhet kërkesa për fletë pronësinë. Kjo do të thotë se nga Ohri mund të nxjerret fletë pronësi për Demir Kapijë, nga Strumica për Kumanovë, etj.

Pyetje: Ku mund të marr informacione për procesin e privatizimit të tokës?
Përgjigje: Informacione lidhur me procesin e privatizimit të tokës ndërtuese, mund të merrni në Drejtorinë e çështjeve pronësore-juridike pranë Ministrisë së Financave.

Pyetje: A thua Kadastri zbaton procedurë për shlyerjen e të drejtës së shfrytëzimit të tokës e shënuar në fletë pronësinë?
Përgjigje: Çdo ndryshim në fletë pronësi Kadastri e regjistron në bazë të ligjit –aktit juridik,në rastin konkret vendimin për marjen e të drejtës së shfrytezimit ,e cila ka të bëjë më repartin e Komunës pranë Ministrisë së finasave-Drejtoria për punë juridiko –pronësore.

Pyetje: Kush duhet të parashtron kërkesë për regjistrim të objektit të ndërtuar në bazë dokumentacionit ndërtimoro-teknik ,pala-bartës i pronës së patundshmërisë ose Komunës (Sektori për ndërtim dhe urbanizëm) ?
Përgjigje: Në përputhshmëri më Ligjin për ndryshim dhe plotësim në Ligjin për ndërtim , komuna në mënyrë zyrtare parashtron kërkesë për regjistrim në kadastër dhe e dorëzon dokumentacionin teknik –ndërtimor.

Pyetje: A mundet kërkesën për regjistrim të pronësisë së tokës e cila në procedurën e regjistrimit sistematik mund të parashtron Komuna në mënyrë zyrtare?
Përgjigje: Vetëm në raste kur veç më është nisur procedura e legalizimit të objkteve pa leje ndërtimi ,Komuna në mënyrë zyrtare parashtron kërkesë për regjistrim në kadastër për regjistrimin e tokës ku procedura e sitemit të regjistrimit ka ngelut e pa regjistruar.

Pyetje: Ku mund të paraqitet pakënaqësi ndaj punës së shoqërive gjeodezike private?
Përgjigje: Deri te AKP-Sektori për kontroll të brendshëm dhe vëzhgim mund të parashtrohet ankesë për pakënaqësinë e punës së kompanive private gjeodezike ose individ.

Pyetje: Ku mund të paraqitet pakënaqësi ndaj punës së nënpunësve të punësuar në Agjencinë për kadastër të patundshmërisë?
Përgjigje: Deri te AKP-Sektori për kontroll të brendshëm dhe vëzhgim dhe tek udhëheqësit e Departamenteve mund të parashtrohet ankesë për pakënaqësinë e punës ndaj personave të punësuar.

Pyetje: Pas mbarimit të procedurës për legalizim në objektim e paligjshëm cilat dokumente janë të nevojshme për regjistrimin në kadastër të patundshmërisë?
Përgjigje: Është e nevojshme që të parashtrohet kërkesë për regjisrimim me të cilën do të parashtrohen:akt vendim për legalizim ,plani urbanistik dhe elaborat gjeodezik për legalizim të objektit.

Pyetje: A mund që përmes internetit gjegjesisht të bëjë shikim të parcelave kadastrore në gjithë shtetin?
Përgjigje: Përmes veb faqes tonë të GIS-Portalit më qasjen si shfrytëzues i regjestruar mund të kryeni shikimin e parcelave kadastrore në gjithë shtetin.

Pyetje: Cili është dallimi mes kadasrit regjistrues dhe kadastrit të matjes?
Përgjigje: Në kadastrin regjistrues nuk ka shfaqje grafike të parcelave kadastrore (masa dhe kufij),por vetëm të dhëna përshkruese për numrin e parcelave , personin i cili e posedon dhe në të cilin ka bllok të parcelës, përderisa kadastri i matjes zbatohet me procedurë për regjistrim të patundshmërisë që është e rregulluar me ligj dhe me akt ligjor,me ekspozimin e të dhënave të patundshmërisë në njohuri publike më palët dhe dorëzim të aktit juridik për regjistrim.

Pyetje: Cilat dokumente janë të nevojshme për zbatim të ndarjes fizike të obketit-shtëpisë,banesës, apo objektit afarist në dy ose më shumë pjesë ndarëse të banesës?
Përgjigje: Është e nevojshme që të dorëzohet kërkesë për regjistrim për ndryshim me të cilën edhe akti juridik –marrëveshje për ndarje fizike solemnizuar në Noter,elaboratin gjeodezik për ndarje fizike nga kompanitë private gjeodezike,dokumentacionin tekniko-ndërtimor në përputhshmëri me Ligjin për ndërtim (leje të plotëfuqishme për adaptim-të cilësuar ,verifikim të projektit ndërtimor).

Pyetje: Cili është dallimi mes parashënim dhe shënim të fletëpronësisë?
Përgjigje: Parashënim i kushtëzuar është shënim i përkohëshëm për blerje ose përfundim i të drejtës për pronësinë të patundshme kur është parashtruar kërkesa për regjistrim në kadastër të patundshmërisë,dhe nuk janë plotësuar parakushtet ligjore dhe kushtet për regjistrim në bazë të nenit 130 të Ligjit për kadastër të patundshmërisë së patundshme dhe përderisa nuk është përfaqësuar sa duhet.Në kadastër të patundshmërisë parashënohet edhe e drejta e pronësisë së ndërtesës dhe pjesa e veçante e ndërtesëse cila është në ndërtim e sipër me të dhënat e regjistrimit për personat që kanë të drejtë për të ndërtuar sipas të dhënave të lejes së ndërtimit për ndërtesa individuale dhe pjesë të ndërtesave të marura nga projekti themelor i vërtetuar nga organi kompetent.Me paraqitjen e dëshmive së janë plotësuar parakushtet ligjore apo kërkesat për regjistrim në bazë të nenit 130 të ligjit të sipërpërmendur fshihet dhe njëkohësisht shënohet e drejta e pronësisë.