Projektet e realizuara » Projekti SPATIAL

Projekti SPATIAL

Projekti rajonal – qasja e forcuar profesionale në informacionin e tokës (SPATIAL) në Rajonin e Ballkanit Perëndimor – është financuar nga Ministria holandeze për punëve të jashtme në kuadër të programit MATRA para pranimit. Programi MATRA menaxhohet nga Ministria e punëve të jashtme e mbretërisë së Holandës dhe synon të mbështesë vendet e rajonit të Europës Juglindore në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Projekti rajonal MATRA ka për qëllim të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e harmonizimit dhe përmirësimit të qasjes në informacionin e disponueshëm gjeohapësinor. Qasja, transparenca dhe përdorimi i të dhënave profesionale gjeohapësinore do të mundësojë vendimmarrje efikase dhe efektive dhe vendimmarrje që do të përfitojë gjithë shoqëria në përgjithësi.

Projekti do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2017 deri më 31 dhjetor i vitit 2018, buxheti i përgjithshëm i projektit është 530,000 EUR dhe është konceptuar në tre përbërës të projektit:
  • Komponenti i projektit për Agjencinë e kadastrit të patundshmërive, Republika e Maqedonisë,
  • Komponenti i projektit për Entin Republikan gjeodezik, i Republikës së Serbisë, dhe
  • Komponenti rajonal i projektit.
Agjencia për kadastër të patundshmërive në bashkëpunim me Agjencinë Holandeze për hartografi, regjistrim të tokës dhe kadastër kanë punuar në përgatitjen e aktiviteteve të projektit në lidhje me atë që ka të bëjë me komponentën e projektit të Agjencisë për kadastër të patundshmërive, si më poshtë:
  • Përdorimi i shtuar i të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore përmes gjeoportalit kombëtar të Republikës së Maqedonisë,
  • Përgatitja e një plani për përfundimin e Regjistrit të Adresave në Republikën e Maqedonisë,
  • Struktura dhe menaxhimi i fuqishëm institucional,
  • Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe organizative të AKP në kryerjen e funksioneve të tij që synojnë ofrimin e shërbimeve,
  • Përdorimi i shtuar i informacionit gjeohapësinor në funksion të vlerësimit në masë,
  • Ndërgjegjësim dhe kuptim i zgjeruar i konceptit të të dhënave të hapura.
Më shumë detaje në linkun në vijim.