Projektet aktuale » Projekti IMPULS

Projekti IMPULS

Projekti synon të mbështesë agjencitë kombëtare për kadastër dhe gjeodezi në vendet e rajonit në zbatimin e direktivës INSPIRE ose krijimin e një infrastrukture për të dhënat kombëtare hapësinore (IKDHH). Projekti do të sigurojë kapacitet që synojnë për arritjen e ndërveprimit teknik midis institucioneve, shpërndarjen e të dhënave gjeohapsinore në formë elektronike, në zhvillimin dhe shërbimin për të shkëmbyer dhe shpërndarë të dhënat gjeohapsinore në mes të institucioneve në çdo vend, në rajon, si dhe vendet e BE-së.

Buxheti i projektit është mbështetur nga fondet e Agjencisë suedeze për zhvillim ndërkombëtar – SIDA në shumën prej 38.900.000 kruna suedeze dhe një pjesë e fondeve të siguruara nga partnerët në projekt, si bartës kryesor i zbatimit të projektit është administrata shtetërore suedeze për hartografi, kadastër dhe regjistrimin e tokës – Lantmäteriet, ndërsa partneri i ri është Aministrata gjeodezike shtetërore e Republikës së Kroacisë.
Projekti Impuls është planifikuar të zbatohet në periudhën 2014-2018.

Shfrytëzuesit e projektit janë tetë institucione nga gjashtë vende të rajonit, duke përfshirë:

  • Zyra Qendrore e regjistrimit të pasurisë së patundshme e Republikës së Shqipërisë
  • Zyra kombëtare për informata gjeohapësinore në Shqipëri
  • Administrata Federale e gjeodezisë dhe marrëdhëniet pronësore të B. dhe H.
  • Enti Republikan për punë pronësore gjeodezike i Republikës së Sërbisë
  • Agjencia kadastrale e Kosovës
  • Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë
  • Drejtoria e patundshmërive e Republikës së Malit të Zi
  • Enti republikan gjeodezik i Republikës së Serbisë

Projekti është hartuar në gjashtë pako të punës, duke përfshirë:

  • Pakoja e punës nr. 1 – Menaxhimi i projektit dhe administrimi
  • Pakoja e punës nr. 2 – Shkëmbimi i të dhënave dhe administrim i rregulloreve
  • Pakoja e punës nr.3 – Harmonizimi i të dhënave
  • Pakoja e punës nr. 4 – Meta të dhënat dhe evaluimi i kualitetit
  • Pakoja e punës nr.5 – Shpërndarja e informacionit

o    Shërbime
o    Portale

  • Pakoja e punës nr.6 – Fitimet

o    Demonstrimet
o    Zbatimi i pilot projekteve

Rezultatet e pritura të projektit janë ndërtimi i kompetencave specifike të stafit,të punësuarit në institucione duke përgatitur një program trajnimi dhe trajnime për përmirësimin, duke zhvilluar një strategji të komunikimit të palëve të interesuara në direktivën INSPIRE dhe duke rritur ndërgjegjësimin e tyre për nevojën për të zhvilluar dhe shkëmbyer gjeo të dhënat përmes shërbimeve. Përgaditja dhe zhvillimi i modeleve të shkëmbimit për të dhënat, zhvillimi i arkitekturës teknike të infrastrukturës për të dhënat hapësinore, harmonizimi i të dhënave synojnë në ndërtimin e një platforme të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërkufitar me vendet e rajonit në fushën e shkëmbimit të të dhënave hapësinore.

Më detajisht klikoni në linkun këtu.