Projektet aktuale » Projekti „Bashkëpunim për demokracinë dixhitale“

Projekti „Bashkëpunim për demokracinë dixhitale“

Agjencia e kadastrit të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lantmateriet (Kadastra Suedeze) në vitin 2018 ka marrë mbështetje financiare nga Agjencia suedeze për zhvillim ndërkombëtar – (SIDA) për zbatimin e projektit “Bashkëpunim për demokracinë dixhitale”.

Qëllimi i projektit “Bashkëpunim për demokracinë dixhitale” është të kontribuojë dhe të ndikojë në forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së kadastrës të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me praktikat e zhvilluara të biznesit, duke mundësuar shkëmbimin e të dhënave dixhitale me cilësi të lartë dhe të azhurnuar përmes shërbimeve të reja dhe të përmirësuara në një demokraci të forcuar,si dhe një kontribut për integrimin në BE , përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Shuma e përgjithshme e dhurimit është 23 710 406 kruna suedeze (rreth 2.5 milion EUR). Projekti do të implementohet në periudhën 2019 – 2023 dhe është i organizuar në pesë përbërës:

  1. Vendosje e një sistemi të vetëm, të saktë dhe të qëndrueshëm për regjistrat e adresave. Ai do të sigurojë shërbime, mjete dhe të dhëna ku do të kenë qasje edhe komunat , organizatat qeveritare (Ministria e brendshme, Enti shtetëror i statistikës, Regjistri Qendror dhe Qendra e menaxhimit të krizave), si dhe sektorët publik dhe privat. Kjo do të ndikojë në forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet qeveritare, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme siç janë : e drejta e votimit, e drejta e pronës, qasje në shërbimet publike si dhe e drejta për mundësi të barabarta.
  2. Vendosja, zhvillimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës moderne gjeodezike. e Vendosja e infrastrukturës gjeodezike moderne është bazë për shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore në rajon dhe në vendet e Bashkimit Evropian. Do të stimulojë përdorimin e teknologjive moderne duke rritur efikasitetin e matjeve gjeodezike, mbrojtjen e mjedisit jetësor, menaxhimin e krizave, kërkimin shkencor, etj., me të cilën do të gjeneroj të dhëna gjeodezike të sakta me cilësi më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  3. Organizimi i qëndrueshëm i sektorit të (Teknologjive të informacionit dhe komunikimit ) TIK në AKP. Ky sektor mbështet shfrytëzuesit më të gjerë (organizatat qeveritare, noterët, ndërmarrjet private gjeodezike, bankat, komunat, qytetarët, etj.). Projekti synon të mbështesë AKP-në në procesin e sigurimit të qasjeve së shërbimeve që janë thelbësore për shoqërinë maqedonase. Qëllimi është të implementojmë teknologji të reja, standarde dhe procese që lidhen me zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të teknologjive të informacionit dhe të komunikimit TIK.
  4. Infrastruktura kombëtare e të dhënave hapësinore (IKDHH) do të ketë të dhëna hapësinore të azhurnuara, të sakta dhe të mirëmbajtura mirë përmes gjeoportalit – kombëtar IKDHH.
  5. Dokumentet arkivore të skanuara dhe të dixhitalizuara, në dispozicion në internet. Të gjithë dokumentet me vlerë të përhershme, nga arkivat qendrore dhe lokale të AKP-së, do të skanohen, digjitalizohen dhe vihen në dispozicion përmes AKP-së, dhe do të lejojnë një proces të përshpejtuar dhe dixhital, proces për zgjidhjen e lëndëve të Agjencisë, si dhe për përdoruesit profesionistë.