Përdoruesit profesionistë » Regjistri grafik për tokën ndërtimore

Regjistri grafik për tokën ndërtimore

Regjistri Grafik i Tokës Ndërtimore (RGTN) është një regjistër unik që përmban të gjitha të dhënat hapësinore dhe përshkruese për tokën ndërtimore në Republikën e  Maqedonisë. RGTN është një zgjidhje sistematike që krijon një standardizim të plotë të proceseve, procedurave dhe të dhëna, të gjitha me qëllim të unifikimit të planeve urbanistike në territorin e Republikës Maqedonisë.

Qëllimi i RGTN është për të siguruar transparencën e procesit të planifikimit urban në Republikën e Maqedonisë, përgatitjen e analizave që lidhen me menaxhimin e tokës ndërtimore dhe procedura të thjeshta për lëshimin e një çertifikatë të planit urbanistik, të dhënat numerike dhe të dhënat tjera për tokën urbanistike ndërtimore.

RGTN përmban të dhënat për planet urbanistike dhe mikro planifikim e makro planifikim . Pavarësisht nga këto të dhëna këtu janë të integruara dhe të dhënat nga kadastri i patundshmëive përdoren për të analizuar, dhënien  e të dhënave dhe prezentimin  vizual .

Sistemi RGTN paraqet një zgjidhje të centralizuar ueb që mbulon proceset e shumta të biznesit dhe funksionet në procesin e miratimit apo aprovimit të planeve urbanistike (PU), importin dhe ruajtjen e PU-ke, analiza dhe statistika për  të dhënat nga RGTN në korrelacion  me të dhënat nga kadastra e patundshmërive, si dhe dhënien e të dhënave dhe dokumenteve nga RGTN. RGTN është menduar për përdoruesit profesional, duke përfshirë komunat në vend,  zyrave projektuese të dokumentacionit të planifikimit urbanistik, ministritë, kompanitë private gjeodezike dhe Agjencinë për kadastër të patundshmërisë

Të dhënat nga RGTN për opinionin e gjërë janë në dispozicion për shqyrtim  informativ përmes sistemit distributiv të AKP-së – OSSP.