Udhëheqës: Bojan Anastasov, Jurist i diplomuar
Telefon: (02) 3103 084
e-mail: b.anastasov@katastar.gov.mk
Në Sektorin për koordinim të aktiviteteve ndërkombëtare dhe kombëtare (AREC International), realizohen aktivitete punuese që kanë të bëjnë me:
- mirëmbajtjen, zhvillimin dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral me organizatat ndërkombëtare nga fusha e punëve të gjeodezisë, punëve juridike dhe të kadastrës të patundshmërive;
- përcjelljen e rregullativave evropiane dhe harmonizimi i dispozitave për të cilat është kompetente Agjencia me legjislativin e Bashkimit Evropian;
- koordinimi dhe harmonizimi i aktiviteteve për nënshkrimin e kontratave, marrëveshjeve dhe programeve për bashkëpunime bilaterale;
- mirëmbajtja, zhvillimi dhe avancimi i bashkëpunimit bilateral me organizatat ndërkombëtare, nga fusha e punëve të gjeodezisë dhe kadastrës së patundshmërive;
- përpilimi i analizave, informacioneve, raporteve, qasjeve dhe i materialeve tjera për gjendjet në fushën e bashkëpunimit bilateral;
- koordinimi i aktiviteteve gjatë pjesëmarrjes së AKP në projektet ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me punët e gjeodezisë, punët juridike dhe të kadastrës së patundshmërive;
- zhvillimi i politikave që kanë të bëjnë me qasjes deri te fondet donatore, fondet evropiane dhe deri te institucionet ndërkombëtare;
- zhvillimi i politikave për implementim të programeve twinning në AKP;
- koordinimi i projekteve ndërkombëtare të cilat realizohen në AKP përmes implementimit të rutinave për dorëzimin e raporteve të rregullta vjetore / gjysmë vjetore nga realizimi i projekteve;
- aktivitete punuese studimore – analitike që kanë të bëjnë me realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtarë, bilateral dhe multilateral me institucionet ndërkombëtare;
- i koordinon aktivitetet gjatë realizimit të shërbimeve konsultuese dhe trajnimeve në shtetin tonë dhe në shtetet e huaja, duke përfshirë edhe aktivitetet logjistike;
- i organizon dhe administron procedurat nga puna financiar si dhe përgatitjet e dokumentacionit teknik / të tenderit në pajtim me procedurat përkatëse për furnizime publike;
- realizon punët studimore – analitike dhe punët administrative – teknike gjatë zbatimit të shërbimeve konsultuese dhe trajnimet në shtetin tonë dhe në shtetet e huaja.