Sektorët në AKPP » Sektori për vlerësim masovik të patundshmërive

Sektori për vlerësim masovik të patundshmërive

Udhëheqës: Vasill Mishkovski, Inxhinier i diplomuar i gjeodezisë
Telefon: /
e-mail: v.miskovski@katastar.gov.mk

Në Sektorin për vlerësime masovike të patundshmërive, realizohen aktivitete punuese që kanë të bëjnë me:

  • regjistrimin e të dhënave në Regjistrin e çmimeve dhe qirave;
  • kontrollimi i të dhënave të përfshira në kontratat për qarkullim dhe qiraja për patundshmëritë të cilat regjistrohen në Regjistrin e çmimeve të qirave;
  • realizon verifikimin e të dhënave nga çdo transaksion;
  • mbledh të dhënat nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për lartësinë e shkallës së tatimimit të qarkullimit të patundshmërive;
  • ofron të dhëna nga Regjistri i çmimeve dhe qirave për shfrytëzuesit e jashtëm (personat fizik dhe juridik) dhe për shfrytëzuesit profesional (noterët, firmat private të gjeodezisë, institucionet shtetërore, komunat, bankat dhe etj.);
  • përcaktimi i modeleve dhe i metodologjive me të cilat do të realizohet vlerësimi masovik dhe revidimi i tyre gjatë çdo katër viteve; bashkëlidhja e modeleve për vlerësime masovike me metodologji të caktuar për vlerësim masovik; përcaktimi dhe zhvillimi i zonave vlerësore për patundshmëritë dhe prezantimi i tyre në SIGJK;
  • përcaktimi i indeksit të patundshmërive në nivel mujorë, në kuartale, në nivele gjysmë vjetore dhe vjetore;
  • përcjellja dhe implementimi i ndryshimeve në standardet ndërkombëtare për vlerësime masovike të patundshmërive (TEGoVA, IAAO, IVSC);
  • kryen analizën e të dhënave nga Regjistri i çmimeve dhe i qirave; grupimin dhe klasifikimin e të dhënave nga Regjistri i çmimeve dhe i qirave;
  • realizon gjetjen dhe klasifikimin e faktorëve që ndikojnë mbi ofertën dhe kërkesën e patundshmërive, analizën e indeksit të vlerës së patundshmërive;
  • realizon analiza komparative të dhënave nga Regjistri i çmimeve dhe i qirave me të dhënat nga baza e vlerësuesve.