Udhëheqës: Mitko Lekoski, Inxhinier i diplomuar i gjeodezisë.
Telefon: (02) 3103 021
e-mail: m.lekoski@katastar.gov.mk
Në Sektorin për gjeomatikë, realizohen aktivitete punuese që kanë të bëjnë me:
- implementimin, mirëmbajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e bazave grafike të të dhënave;
- kontrollimi i cilësisë dhe vërtetimi i cilësisë së të dhënave gjatë përgatitjes së planeve digjitale të kadastrës si dhe migrimi i tyre në sistemin e – Kat.
- përpilimi i produkteve të standardizuara që bazohen në të dhënat gjeo-hapësinore;
- implementimi, mirëmbajtja, menaxhimi dhe mundësimi i qasjes publike deri te Infrastruktura kombëtare e të dhënave hapësinore;
- krijimi, mbledhja dhe publikimi i meta të dhënave;
- implementimi i standardeve për të dhënat gjeo-hapësinore dhe shërbimet në pajtim me direktivën evropiane INSPIRE;
- zbatimi i sistemeve bashkëkohore informatike në menaxhimin me të dhënat;
- udhëheqja dhe mirëmbajtja e regjistrit të njësive hapësinore;
- implementimi, menaxhimi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i regjistrit grafik për rrugët dhe për numrat e shtëpive;
- implementimi, menaxhimi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i Regjistrit grafik për tokën ndërtimorë;
- implementimi dhe mirëmbajtja e kadastrës së objekteve të infrastrukturës që shtrihen në territorin që është në kompetenca të dy ose më shumë sektorëve / seksioneve;
- verifikimi, lejimi dhe zbatimi i elaboratit të gjeodezisë për objektet infrastrukturore;
- implementimi, menaxhimi dhe mirëmbajtja e regjistrit të çmimeve;
- përcaktimi i metodave për vlerësim masovik të patundshmërive;
- realizimi i vlerësimit masovik të patundshmërive;
- indeksimi i vlerës së patundshmërive sipas kategorive dhe zonimit;
- përpilimi i analizave statistikore, hapësinore dhe i analizave ekonomike të tregut të patundshmërive;
- dhënie e pëlqimit për harmonizimin e planeve urbanistike ose për dokumentacionin urbanistik planifikues, me bazat e kadastrës;