Memorandumi për bashkëpunim » Memorandumi për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare

Memorandumi për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare

  • Në Shtator të vitit 2019, u nënshkrua një Memorandum rajonal i mirëkuptimit dhe i bashkëpunimit në fushën e kadastrës, matjeve topografike dhe hartografisë , rrjeteve gjeodezike dhe infrastrukturës për të dhënat hapësinore midis Agjencisë së kadastrës të patundshmërive dhe Agjencisë kombëtare për kadastër dhe hartografi në vendet e Regjionit.
  • Në qershor të vitit 2019, u nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi midis Agjencisë së kadastrës të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe (Lantmäteriet -Agjencisë Suedeze të hartave, kadastrit dhe regjistrimin e tokave) të Mbretërisë së Suedisë për zbatimin e projektit ,,Bashkëpunim për dixhitalizim demokratik’’ . Qëllimi i projektit është të kontribuojë dhe të ndikojë në ndërtimin e kapaciteteve në AKP-së, me praktikat e zhvilluara të biznesit, duke mundësuar shkëmbimin e të dhënave dixhitale me cilësi të lartë dhe të azhurnuar, ndërsa përmes shërbimeve të reja dhe të përmirësuara në demokracinë e zgjeruar, si një kontribut për integrimin e qetë në BE dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
  • Në prill të vitit 2019, u nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi midis Drejtorisë për gjeodezi dhe çështje pronësore juridike të Republikës Sërbe dhe Agjencisë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar interesin e përbashkët për bashkëpunim në fushën e punëve themelore gjeodezike, gjeodezisë , kadastrës së patundshmërive, hartografisë, gjeoinformatikës dhe krijimi i infrastrukturës për të dhënat hapësinore.
  • Në muajin nëntor të vitit 2017, Agjencia për kadastrën e patundshmërive të Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia për gjeodezi, hartografi dhe kadastër e Republikës së Bullgarisë, nënshkruan memorandumin për bashkëpunim në fushën e punëve themelore të gjeodezisë, hartografisë, kadastrës së patundshmërive, gjeo – informatikës dhe infrastrukturës për të dhënat hapësinore. Me Memorandumin përcaktohet interesi i përbashkët i dy institucioneve që të ndihmohen mes vete dhe të nxisin realizimin e projekteve të përbashkëta nga fushat përkatëse.
  • Në muajin mars të vitit 2017, Agjencia për kadastrën e patundshmërive dhe Komanda e përgjithshme për përpilimin e hartave të Republikës së Turqisë, nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim që parashikon zhvillimin dhe implementimin e programeve për trajnime të specializuara nga fusha e hartografisë, si dhe për shkëmbimin e të dhëna të pa klasifikuara gjeo-hapësinore.
  • Në muajin prill të vitit 2016, Agjencia për kadastrën e patundshmërive nënshkroi Memorandumin për mirëkuptim me Zyrën Qendrore për regjistrim të pronës së patundshme të Republikës së Shqipërisë, që parashikon bashkëpunimin institucional dhe partneritetin në fushën e administrimit të tokave.
  • Në muajin nëntor të vitit 2013, Agjencia për kadastrën e patundshmërive nënshkroi Memorandumin për bashkëpunim me Entin republikan të gjeodezisë të Republikës së Serbisë dhe Memorandumin për bashkëpunim me Drejtorinë për patundshmëri të Malit të Zi. Memorandumet parashikojnë shkëmbimin e njohurive dhe profesionalitetit në fushën e implementimit të kadastrës së patundshmërive, menaxhimin dhe shfrytëzimin e sistemeve kombëtare GNSS, kadastrën nëntokësore dhe implementimin e infrastrukturës së të dhënave hapësinore.
  • Në muajin nëntor të vitit 2013, në Sarajevë, Federata e Bosnje dhe Hercegovinës u nënshkrua Memorandumi Rajonal për bashkëpunim në mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë, edhe atë në mes: Drejtorisë Qendrore për regjistrimin e pronës së patundshme dhe Drejtorisë shtetërore për informacione gjeo – hapësinore të Republikës së Shqipërisë, Drejtorisë federale për punë të gjeodezisë dhe për punë pronësore – juridike të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Drejtorisë republikane për punë të gjeodezisë dhe për punë pronësore – juridike të Republikës Sërpska, Agjencisë për kadastër të Republikës së Kosovës, Agjencisë për kadastrën e patundshmërive të Republikës së Maqedonisë, Drejtorisë për patundshmëri të Republikës së Malit të Zi dhe Entit Republikan të Gjeodezisë të Republikës së Serbisë. Qëllimi i nënshkrimit ishte thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimi i informacioneve nga fusha e infrastrukturës së të dhënave hapësinore dhe direktiva INSPIRE; përgatitja dhe realizimi i projekteve rajonale lidhur me infrastrukturën e të dhënave hapësinore që janë me interes të përbashkët për rajonin; shkëmbimi i informacioneve shkencore dhe teknike, dispozitat, specifikacionet, standardet dhe prodhimet nga fusha e infrastrukturës së të dhënave hapësinore; organizimi i përbashkët i simpoziumeve, punëtorive dhe promovimi ndërkombëtarë i projekteve të përbashkëta për bashkëpunim.
  • Në muajin tetor të vitit 2012, u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim me Drejtorinë e gjeodezisë pranë Ministrisë për infrastrukturë dhe për planifikim hapësinorë të Republikës së Sllovenisë.
  • Në muajin qershor të vitit 2012 në Stamboll, Republika e Turqisë u nënshkrua Memorandumi me Drejtorinë e Përgjithshme për regjistrime të tokave dhe për kadastër të Republikës së Turqisë. Memorandumi ishte bazë për marrjen e librave të vjetra të tapive që përfshijnë territorin e Republikës së sotme të Maqedonisë. Procesi i tërësishëm i marrjes së librave të tapive u koordinua me Ministrinë për punë të jashtme, Agjencinë për kadastrën e patundshmërive, Arkivin shtetërorë të Republikës së Maqedonisë, Institutin për histori kombëtare dhe Akademinë Maqedonase për shkenca dhe arte. Materialet e marra përfshijnë rreth 500.000 fletë të shkruara në gjuhën e vjetër turke.
  • Në muajin korrik të vitit 2011, Agjencia për kadastrën e patundshmërive e nënshkroi Memorandumin për bashkëpunim me Drejtorinë shtetërore të gjeodezisë të Republikës së Kroacisë. Me këtë memorandum për herë të parë po shprehet interesimi i qartë për përgatitje dhe për realizim të projekteve rajonale dhe për prezantim të përbashkët para organizatave profesionale ndërkombëtare.
  • Në muajin mars të vitit 2011, Agjencia për kadastrën e patundshmërive e nënshkroi Memorandumin për mirëkuptim me Entin Kombëtarë për përpilim të hartave, kadastër dhe për regjistrimin e tokave të Mbretërisë së Suedisë. Memorandumi parashikon bashkëpunimin institucional dhe partneritetin në fushën e administrimit të tokave.
  • Në muajin shtator të vitit 2010, u nënshkrua memorandumi i parë për bashkëpunim në mes Agjencisë për kadastrën e patundshmërive dhe Agjencisë për kadastër, regjistrin e tokave dhe për hartografi të Ministrisë për çështje banesore, planifikime hapësinore dhe për mjedisin jetësorë të Mbretërisë së Holandës. Në muajin shkurt të vitit 2016, u nënshkrua Memorandumi i dytë për bashkëpunim në mes dy institucioneve, i cili mes tjerave parashikon edhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale në drejtim të realizimit të aspekteve të rëndësishme teknike lidhur me segmentet e 3D kadastrës, administrimit e – tokësorë, gjatë përpilimit të hartave topografike dhe implementimit të IKDHH.