Memorandumi për bashkëpunim » Memorandume për bashkëpunim me institucionet vendore

Memorandume për bashkëpunim me institucionet vendore

  • Në fillim të gushtit të vitit 2020, Agjencia pë kadastër të patundshmërive dhe Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Bashkëpunimi do të realizohet në fushën e gjeodezisë –sistemit informativ kadastror (SIGJK), infrastruktura kombëtare për të dhënat hapësinore si dhe kadastrin e trashëgimisë kulturore. Do të shkëmbehen të dhëna dhe informacione nga gjeodezia, hartografia dhe kadastra, SIGJ, Lidar, dhe IKDHH, si dhe të mirat e vërteta kulturore, të mbrojtura me Ligjin për mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Do të zbatohen edhe trajnime për qasje dhe përdorim të shërbimeve të cilat i ofron AKP-ja. Këta dy institucione u dakorduan edhe për qasje të përbashkët përpara organizatave vendase dhe ndërkombëtare, konferenca, forume dhe simpoziume që prekin sferat e punës të Agjencisë për kadastër të patundshmërive dhe të Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Të gjitha të dhënat të cilat i sigurojnë të dyja palët do të jenë të mbrojtura nga keqpërdorimi dhe shfrytëzimi i paautorizuar, dhe do të përdoren ekskluzivisht për nevojat e aktiviteteve, veprimtarive të cilat i përfshijnë dyja institucionet.

  • Me 6 Dhjetor të vitit 2019, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe Agjencia për kadastër të patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan një memorandum për bashkëpunim.
  • Më 11 nëntor të vitit 2019, u nënshkrua një memorandum për bashkëpunim midis Agjencisë së kadastrës të patundshmerive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dhomës së Noterëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Në muajin prill të vitit 2017, Agjencia për kadastrën e patundshmërive dhe Enti shtetërorë për statistikë, nënshkruan memorandumin për bashkëpunim për aktivitetet që janë me interes të përbashkët për dy institucionet.
  • Gjatë vitit 2016, Akademia ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” – Shkup – anëtare përcjellëse e Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim me Agjencinë për kadastrën e patundshmërive.
  • Në vitin 2015, Agjencia për kadastrën e patundshmërive nënshkroi memorandumin për bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, në funksion të përcaktimit të gjendjes azhure gjatë përcaktimit dhe pagesës së tatimit të pronës për Qytetin e Shkupit dhe për komunat në suaza të Qytetit të Shkupit.
  • Në vitin 2015, u nënshkrua memorandumi për bashkëpunim me Odën e vlerësuesve të RM-së, me qëllim të implementimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në procesin e krijimit të bazës së të dhënave për përcaktuesit e vlerave të patundshmërive.
  • Në muajin prill të vitit 2015, Agjencia për kadastrën e patundshmërive nënshkroi memorandumin për bashkëpunim me Fakultetin e shkencave matematiko – natyrore, Institutin për gjeografi pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” nga Shkupi.
  • Në muajin prill të vitit 2014, u nënshkrua memorandumi për bashkëpunim me SHMNQ të QSH “Zdravko Cvetkovski” – Shkup.
  • Në muajin tetor të vitit 2013, Agjencia për kadastrën e patundshmërive dhe Fakulteti i ndërtimtarisë pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” nga Shkupi e nënshkruan memorandumin e dytë për bashkëpunim.
  • Në vitin 2010, Agjencia për kadastrën e patundshmërive dhe Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko – natyrore, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, nënshkruan marrëveshje me të cilën rregullohen raportet e ndërsjella gjatë realizimit të Projektit për implementim dhe përcaktimin e rrjetit absolut dhe relativ gravimetrik në Republikën e Maqedonisë.

Memorandumet e nënshkruara me institucionet arsimore paraqesin bazë për realizimin e mësimit praktik të studentëve në institucionet përkatëse të arsimit sipërorë dhe në shkollën e mesme teknike të gjeodezisë, me qëllim të njoftimit me proceset punuese të Agjencisë nga fusha e hartografisë, bazat e punëve të gjeodezisë, kadastrën e patundshmërive, sistemet SIGJ etj.