Marrja e autorizimit për gjeodezist të autorizuar

Marrja e autorizimit për gjeodezist të autorizuar

Me hyrjen e praktikës private për të kryer punë operative gjeodezike (në terren), punet gjeodezike per matjen, ne funksion te themelimit dhe mbajtjes kadastrale se patundeshmirive, dhe ekzekutimin e puneve gjeodezike per detikim të vacant të cilat jan në lidhje me matjen dhe kadastrit të pasurive të patundshme, për herë të parë është e mundesuar me ndyshimet dhe plotesimet e Ligjit për kadastër dhe regjistrim të të drejtave në vitin 2005.

Zgjidhja e tillë ligjore është e parapare edhe në Ligjin e rri të Kadastrës së Patundshmërive (,,Gazeta zyrtare e RM’’ nu: 55/2013).

Me autorizim për gjeodezist të autorizuar mund të pajiset cdo person fizik që plotëson kushtet e mëposhtme:

  •  të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë ose i shtetit anëtar të Bashkimit Evropian,
  •  të ketë marrë se paku 300 kredi sipas Sistemit evropian per transfer te kredive (SETK) nga sfera e gjeodezisë ose shkallë te kryer VII/1 te studimeve në gjeodezi,
  •  të ketë të paktën dy vjet përvojë punë në punë gjeodezike pas pervetësimit të kushteve prej pikes së pare dhe
  •  te ketë të dhënë provimin për gjeodezist të autorizuar.

Provimi jepet para Komisionit për dhënjen e provimit per gjeodezist te autorizuar pran Agjencisë, në bazë të programit.

Për dhënien e provimit i paguhet kompenzim Agjencisë.

Kompenzimi paguhet në formular në formë PP 50 në zhirollogarin e Agjencionit: 2100100450 787 11 në kodin e të ardhurave: 725939 20.

Agjencia detyrohet pas realizimit të provimit në afat prej pesë (5) ditëve ti njoftoj personat të cilet nuk e kanë dhen provimin, ndersa personve te cilet e kan dhen provimin t’u leshoje autorizim.

Autorizimet e leshuara për gjeodezist, Agjencia i regjistron ne listen e emrave te gjeodezisteve te autorizuar, te cilen e udheheq Agjencia.

Inxhinieri gjeodezist i huaj me autorizim nga vendi anetar i Unionit Europian, mund te kryejë punë gjeodezike në territorin e Republikës së Maqedonisë, nëse punët gjeodezike i kryen në pajtim me ligjet dhe dispozitat tjera të Republikës së Maqedonisë në sferën e ceshtjeve gjeodezike.

Inxhinieri gjeodezist i huaj me autorizim nga vendi tjetër mund të kryejë punë gjeodezike në territorin e Republikës së Maqedonisë nën kushtet e reciprociteit, nëse punët gjeodezike i kryen në pajtim me ligjet dhe dispozitat tjera të Republikës së maqedonisë nga sfera e cështjeve gjeodezike dhe autorizimin për cështje gjeodezike ta ketë të vërtetuar nga Agjencia me aktvendim.

Vazhdimi i autorizimit për gjeodetët e autorizuar

Autorizimi për gjeodetët e autorizuar jepet për periudhën prej pesë viteve. Për vazhdimin e këtij autorizimi për gjeodetët e autorizuar, poseduesi i autorizimit, gjashtë muaj para skadimit të afatit të vlefshmërisë së autorizimit të dhënë, deri te Agjencia parashtron kërkesën përkatëse. Së bashku me kërkesën, poseduesi i autorizimit parashtron edhe certifikatën e dhënë nga ana e Agjencisë, që dëshmon se gjatë pestë viteve ai ka vizituar me nga 30 orë trajnimet e vazhdueshme nga fusha e punëve të gjeodezisë që janë realizuar nga ana e Agjencisë, prej të cilave së paku 20 orë përfshijnë trajnimet lidhur me kadastrën e patundshmërive, si dhe dëshmi për pagesën e kompensimit për vazhdimin e lartpërmendur. Poseduesi i autorizimit i cili është i punësuar në Agjencinë, në vend të certifikatës parashtron vërtetimin për marrëdhënien e punës.

Lartësia e kompensimit
Lista e gjeodetëve të autorizuar