Anëtarësia në organizatat ndërkombëtare » UNECE – WPLA

UNECE – WPLA


Economic commission for Europe of United Nations (UNECE)Working Party on Land Administration (WPLA). UNECE, është e formuar në vitin 1947 me qëllim të promovimit të Integrimeve ekonomike evropiane. E  njëjta përfshin 56 shtete anëtare nga Evropa, Amerika Veriore dhe nga Azia, kurse më shumë se 70 organizata ndërkombëtare marrin pjesë në aktivitetet e saja. Punën e saj, e realizon përmes: “Komitetit për strehim dhe menaxhim me tokat” (CHLM) dhe “Grupit të punës për administrim me tokat” (WPLA).

Qëllimet kryesore të Grupit të punës për administrim të tokave, janë promovimi dhe avancimi i menaxhimit me tokat, përkrahja e sigurisë së patundshmërive, përmirësimi dhe krijimi i regjistrave më efikas të tokave si dhe promovimi i politikave të qëndrueshme për shfrytëzimin e tokave. Në suaza të këtij grupi është formuar “Byroja për menaxhim”, e përbërë prej 13 anëtarëve, përfaqësues të Agjencive kombëtare për kadastrën, përpilimin e hartave dhe për regjistrimin e patundshmërive. Në muajin mars të vitit 2017, Agjencia për kadastrën e patundshmërive e Republikës së Maqedonisë, u bë anëtare me të drejta të barabarta në suaza të Grupit të punës për administrim të tokave, me përfaqësuesin e saj në Byronë për menaxhime.

Aktivitetet e “Byrosë” janë të fokusuara në drejtim të shkëmbimit ndërkombëtarë nga fusha e administrimit të tokave dhe menaxhimit me patundshmëritë. Me punën e saj, ajo kontribuon për përmirësimin e menaxhimit me tokat në rajonin e Evropës dhe Azisë Lindore, si dhe në drejtim të realizimit të nevojave dhe prioriteteve të administrimit të tokave në suaza të rajonit.