Anëtarësia në organizatat ndërkombëtare » FIG

FIG

(International federation of Surveyors) – FIG është organizatë prijëse ndërkombëtare e cila i përfaqëson interesat e gjeodetëve në mbarë botën. Kjo federatë i bashkon shoqatat kombëtare dhe përfshin një gamë të gjerë të fushave profesionale në suaza të matjeve globale, bashkësisë së gjeodetëve dhe të bashkësisë gjeo – informatike. Kjo federatë siguron forumin ndërkombëtarë për diskutime dhe zhvillim, me qëllim të promovimit të praktikës dhe standardeve profesionale.

Agjencia për kadastrën e patundshmërive e Republikës së Maqedonisë, u bë anëtare përcjellëse e Federatës ndërkombëtare të gjeodetëve (FIG) në kongresin e 23 të mbajtur në muajin tetor të vitit 2006 në Munih, Republika Federale e Gjermanisë.

Federata ndërkombëtare e gjeodetëve është e formuar më datën 18 korrik të vitit 1878, në Paris, nga ana e shtatë organizatave kombëtare – Belgjika, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Zvicra. Tani më kjo federatë është organizatë jo qeveritare e cila është e pranuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe numëron më shumë se 120 shtete anëtare nga e mbarë bota. Qëllimi kryesor i saj është sigurimi se veprimtaria e gjeodezisë i përmbush nevojat e tregjeve dhe bashkësive të cilave u përkasin.