Anëtarësia në organizatat ndërkombëtare » Eurogeographics

Eurogeographics


EUROGEOGRAPHICS është asociatë evropiane e organizatave kombëtare për kadastra, regjistrim të tokave dhe për hartografi. Kjo asociatë është e themeluar në vitin 2002 si organizatë jo profitabile dhe për momentin numëron 63 anëtare nga 46 shtete evropiane.

Agjencia për kadastrën e patundshmërive e Republikës së Maqedonisë, është anëtare e “Eurogeografiks” nga viti 2007. Ajo është e përfshirë në realizimin e disa projekteve të caktuara dhe siguron gjeo – informacione të azhurnuara dhe cilësore, dhe me këtë jep kontributin kombëtarë në drejtim të implementimit të infrastrukturës evropiane të të dhënave gjeo – hapësinore (SIGJ). Agjencia për kadastrën e patundshmërive, me tërësitë e saja të informacioneve, në mënyrë aktive merr pjesë në këto prodhime vijuese Eurogeografiks:

  • Euro Boundary Map – njësite administrative dhe statistikore në raportin 1:100 000;
  • Euro Global Map – koleksioni topografik i të dhënave në raportin 1:1 000 000;
  • Euro Regional Map – koleksioni topografik i të dhënave në raportin 1:250 000;
  • Euro DEM – modeli digjital i terrenit.

Roli i “Eurogeografiks” është zhvillimi i infrastrukturës evropiane të të dhënave hapësinore. Anëtaret e saja marrin pjesë në zhvillimin e politikave, shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat dhe gjejnë zgjidhjet e përbashkëta. Si asociatë evropiane “Eurogeografiks” realizon bashkëpunimin me Komisionin Evropian dhe me Parlamentin Evropian, duke ofruar përkrahjen për implementimin e iniciativave dhe projekteve evropiane.