Anëtarësia në organizatat ndërkombëtare » EUPOS

EUPOS


European Position Determination System EUPOS – Sistemi Evropian për pozicionime, është iniciativë jo profitabile ndërkombëtare e institucioneve publike që ofrojnë shërbimet lidhur me GNSS pozicionimet dhe navigacionin. Ky sistem është themeluar në muajin mars të vitit 2002 në Berlin – Gjermani. Në kuvendin themelues morën pjesë 12 shtete nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, në mesin e tyre edhe Republika e Maqedonisë.

Qëllimi themelorë i “EUPOS“ është lehtësimi dhe ofrimi i përkrahjes gjatë funksionimit të sistemeve multifunksionale të stacioneve referente „GNSS“, në bazë të standardeve të përbashkëta, si dhe krijimi i prodhimeve dhe i shërbimeve të përbashkëta për shfrytëzuesit potencial.

EUPOS vepron si një organizatë pan – evropiane e ofruesve të shërbimeve GNSS, dhe përfaqëson interesin e përbashkët të anëtareve të saja dhe realizon bashkëpunime edhe me organizatat tjera ndërkombëtare dhe me institucionet shkencore që veprojnë në fushën e teknologjive GNSS. Në EUPOS janë të anëtarësuara më shumë se 20 agjenci kombëtare dhe institucione nga fusha e gjeodezisë nga Evropa Qendrore dhe nga Evropa Juglindore, në mesin e tyre edhe Agjencia për kadastrën e patundshmërive e Republikës së Maqedonisë.