KP-(Kadastri i patundshmërive) me marrëveshjen e re kursen në furnizimin me energji elektrike

KP-(Kadastri i patundshmërive) me marrëveshjen e re kursen në furnizimin me energji elektrike

Agjencia për kadastrin e patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vazhdon menaxhimin e punës për shpenzim racional dhe ekonomik . Një nga përfitimet e fundit të kësaj mënyre të punës është zbatimi i thirrjes publike për prokurimin e energjisë elektrike, për të cilën kanë bërë kërkesë disa ofertues. Çmimi që u arrit në ankand ishte më i ulët se ai fillestar dhe çmim i përfshirë me TVSH, për 12 muajt e ardhshëm do të arrijë në 7,821,281.00 denarë, dhe është e vlefshme nga 1 Prilli 2020.

Për krahasim, në planin e prokurimit publik të AKP-së, për vitin 2020 janë parashikuar 23 milion e 600 mijë denarë, në të cilat ekzistojnë mundësi për rritjen e konsumit. Por sipas, konsumit real me vite, në vitin 2018 janë paguar 13.869.061.00 denarë, dhe në vitin 2019 14,043,676.00 denarë.

Me një llogaritje të thjeshtë, për krahasim, nëse në vitin 2019 janë shpenzuar 14,043,676.00 denarë për energji elektrike, nëse në kushte ideale në 12 muajt e ardhshëm paguhen 7,821,281.00 denarë (pa rritje drastike të konsumit, etj.), AKP do të kursejë 6,222,395.00 denarë, që është një shumë e denjë për respekt.

Këto mjete -fonde do të përdoren për të përmirësuar punën e Agjencisë për kadastër të patundshmërive.