U nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim midis Agjencisë së kadastrit të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë kadastrale të Kosovës

U nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim midis Agjencisë së kadastrit të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë kadastrale të Kosovës

Dje, më 13 shkurt të vitit 2020, delegacioni nga Agjencia e kadastrit të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga drejtori Boris Tunxhev, bëri një vizitë pune në Agjencinë kadastrale të Kosovës, e cila u prit nga drejtori i Agjencisë kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti.

U nënshkruan dy dokumente të rëndësishme. Me Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e punëve themelore gjeodezike, hartografisë, kadastrës së patundshmërive, gjeoinformatikës dhe infrastrukturës për të dhënat hapësinore, Agjencia e kadastrës së patundshmërive e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë kadastrale së Kosovës kanë identifikuar interesin e përbashkët në fushën e punëve themelore gjeodezike, hartografi, kadastrën e patundshmërive, gjeoinformatikë dhe infrastrukturën e të dhënave hapësinore.

Me Marrëveshjen e shkëmbimit të Stacionit GNSS (Sistemi Global Satelitor i Navigacionit), të dy vendet kanë krijuar bashkëpunim në fushën e shkëmbimit të të dhënave të rrjetit GNSS, në kuadër të rregullores përkatëse.

Në pjesën e punës, të dy palët prezantuan aktivitetet e tyre, projektet dhe sfidat e institucioneve. U shqyrtuan disa mundësi dhe fusha për thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.