Zyrtarisht filloi me punë Projekti SPATIAL 2

Zyrtarisht filloi me punë Projekti SPATIAL 2

Në periudhën nga 5 shkurt-7 Shkurt të vitit 2020, në Shkup, u mbajt punëtoria –Korniza e informacionit gjeohapsinorë e integruar KIGJI, në organizim të Agjenciasë për kadastër të patundshmërive, me titull: “Përmirësimi i qasjes profesionale në informacionin e tokës në rajonin e Ballkanit Perëndimor” (SPATIAL 2). Të pranishëm ishin përfaqësues nga rajoni, si dhe nga institucionet ndërkombëtare që janë të lidhura ngushtë, kadastra Holandeze, kadastra Norvegjeze dhe kadastra Suedeze.

Të Mërkurën, më 5 Shkurt, ngjarjen e hapi drejtori i Agjencisë së kadastrës të patundshmërive Boris Tunxhev, i cili theksoi: “Kjo është me rëndësi të madhe, të veçantë për ne që Korniza e Informacionit Gjeohapsinor e Integruar – KIGJI – ofron bazën dhe udhëzimin për zhvillimin, integrimin, forcimin e dhe maksimizimin e menaxhimit të informacionit gjeohapësinor dhe resurseve të përafërta. Ndihmon vendet në ngushtimin e gjeo-hapësirave dixhitale, duke siguruar prosperitet socio-ekonomik. Kjo është pikërisht ajo që i duhet vendit tonë dhe mund të them që ne jemi në vendin e duhur në kohën e duhur”.

Gjatë ditës së parë, secila agjenci prezantoi përparësitë dhe fushat kryesore për të cilat ata presin mbështetje nga ana e projektit SPATIAL 2 dhe u hartua një plan veprimi për projektin.

Të enjten, më 6 shkurt, drejtori i AKP-së përshëndeti mysafirët dhe theksoi se: “Si një projekt rajonal, unë veçanërisht jam i kënaqur që kam një komponent të veçantë për Agjencinë e kadastrit të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sepse ky program para anëtarësimit ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë”.

Më pas, të pranishmëve iu drejtua i ftuari, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, z. Kop, i cili tha: Projektet si ky janë të rëndësishme për të vazhduar vendosjen e punës kadastrale në bazë profesionale, duke kontribuar dhe hapëruar, duke pasqyruar idetë tona të përbashkëta evropiane në transparencën e përparuar, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”.

Më në fund, Sekretari i përgjithshëm i Eurogeographies Majk Kori, përshëndeti iniciativën me fjalët: “Ju keni përmbushur rolin thelbësor të sigurimit të informacionit zyrtar dhe të detajuar gjeohapësinor për qëllime të rëndësishme publike. Ky rol i rëndësishëm ilustrohet në studimet e rasteve të cituara në rishikimin vjetor të EuroGeographics. Këto studime të rasteve na tregojnë se si puna juaj ndihmon në krijimin e një shtrirje të gjerë përfitimesh sociale, ekonomike dhe në dobi të mjedisit.

Iniciativa e UNGIGIM për zhvillimin e një kornizë për integrimin e informacionit gjeohapësinor ofron potencial të gjerë për të dhëna të besueshme”.

Ditën e fundit të kësaj punëtorie, secili grup kishte prezantimin e vet. Mbi situatën dhe nevojat, për komunikimet e nevojshme për të arritur qëllimet, dukshmërinë dhe disponueshmërinë e të dhënave. Konkluzioni i të gjithë të pranishmëve është se këto tre ditë ishin vërtet të frytëshme. Janë vënë në dukje shumë nevoja, janë vërejtur shumë hapa të ardhshëm dhe është forcuar bashkëpunimi rajonal.